Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por...

10 Gusht 2025, 17:51Lifestyle TEMA
Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por...

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit ia shkatërroi ëndrrën. Historia e tij është bërë virale në Azi, duke ndezur debate mbi koston e jetës së kursyer në mënyrë ekstreme.

Në moshën 25-vjeçare, ai nisi punën në një kompani me stabilitet, por me orare rraskapitëse. Me rreth 29 mijë euro në vit, vendosi të kursente çdo qindarkë, duke jetuar në një dhomë kompanie për vetëm 175 euro në muaj, pa ngrohje e ajër të kondicionuar, dhe duke ngrënë darka minimale – shpesh vetëm turshi, oriz dhe perime të kripura, shkruan A2.

Për 20 vite e 10 muaj, ai jetoi me idenë: “Do të tërhiqem patjetër nga puna”, duke iu përkushtuar vetëm kursimeve. Në janar 2025, arriti objektivin: 135 milionë jenë, afro 785 mijë euro. Por gëzimi zgjati pak. Në mesin e vitit, jeni pësoi një rënie të ndjeshme, duke i ulur ndjeshëm vlerën e kursimeve. “Pse kam punuar gjithë këto vite? Është e kotë, është tragjike”, shkroi ai.

Sot, në moshën 45-vjeçare, jeton më rehat se më parë, por me pasiguri për të ardhmen. Nuk dëshiron të kthehet në punë, por as nuk mund të rikthehet në stilin e jetesës së dikurshme. Ekspertët e shohin historinë e tij si një paralajmërim për rreziqet e kursimit ekstrem pa diversifikim investimesh. Ai vetë e pranon: “Nuk pendohem për objektivin, por për faktin që nuk shijova rrugën drejt tij.” 

8 Komente

  1. E
    Ermal

    Ca prrallash po ku i mbante parate ai poshte jastekut, banka t'i njeh me kursin e ri. Si zor ti ket mbajt shpi ne japoni, nuk eshte albanistan ku cdo gje paguhet me ato leket e shpifura.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Astrit

      Eshte me mire te mos flasesh se tia futesh kot. Po te jap nje shembull: Shtepia ime para 3 vitesh kushtonte $1650000 tani me zor $1200000. Kursi eshte me dobet se para tre viteve. Si mendon ti jam me i pasur tani apo para tre viteve

      Përgjigjjuni
      1. T
        T'i investonte

        Kush tha që i ka mbajtur në shtëpi poshtë jastëkut?! Në bankë i ka pasur. Prandaj inflacioni e dëmtoi. Kritika është se ai duhej t'i investonte në aksione, obligacione, kriptomonedha etj. Nuk je i zoti të kuptosh as kaq pak gjë?!

        Përgjigjjuni
      2. A
        Astrit

        Ndonjehere eshte me mire mos flasesh kur nuk di sesa tia futesh (flasesh) kot

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta

          Ka jetuar si qen per 20 vjet edhe tani do semuret nga kequshqyerja. Paret do t’i duhen per doktoret.

          Përgjigjjuni
        2. A
          A2 News

          po si nuk na late nje lajm pa na vjedhur

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Unë habitem se sa të mençur dhe trima jemi kur I lexoj komentet,e habitem si paskemi mbetur ndër shtetet më të varfëra në botë dhe me 28000km2!!!

            Përgjigjjuni
          2. B
            Beluli

            Asnjëri nuk pyet nëse qiu ndonjë çik janë të kënaqur me agjërimin

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje