“Kam humbur babanë në det”, aktori i njohur i humorit rrëfen historinë e dhimbshme

31 Mars 2023, 14:49Lifestyle TEMA

“Kam humbur babanë në det”, aktori i njohur i humorit

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka treguar se po afrohet ditëlindja e të atit të ndjerë dhe për këtë arsye ai ka qenë i mërzitur këto ditë.

Gjatë një bisede me Oltën, aktori ka treguar se babai i tij ka humbur jetën në det. Ai ndodhej me të ëmën e Visit në plazh në Gjirin e Lalzit dhe u fut në det me dallgë, nga lodhja e tepërt i pushoi zemra.

Elvis Pupa: Kam një gjë këtë periudhë, kam një dilemë emocionale kështu me ca data.

Olta Gixhari: Kam kaq ditë që dua të pyes dhe e kam thënë edhe tek dhoma e rrëfimit, e ndjej që ke diçka. Ke humbur një person të afërt?

Elvis Pupa: Po babën, me atë e kam. Iu afrua data e ditëlindjes.

Olta Gixhari: Sa vite ke që e ke humbur?

Elvis Pupa: Bën 8 vjet, në gusht mbush 8-vjet.

Olta Gixhari: Po ishte aksident apo sëmundje?

Elvis Pupa: Aksident, unë jam shumë pozitiv kështu edhe nuk humb në mendime por them që shyqyr që e patëm dhe aq sepse dynjaja se kanë. Kur është aksident është një çikë e sikletshme sepse nuk ke ndarje.

Olta Gixhari: Me makinë?

Elvis Pupa: Jo në det. Patën shkruar atëherë, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam.

Olta Gixhari: Po si në det?

Elvis Pupa: Ka pasur dallgë, është futur në det edhe nga lodhja e ka lënë zemra.

Nëna ka qenë aty me të, ka vuajtur shumë, është sikletosur shumë sepse s’ka pasur shumë njerëz, se kanë qenë larg në Gjirin e Lalzit andej. Kur të vjen kështu përnjëherë dhe je larg është shumë e vështirë.

5 Komente

  1. G
    Gabriel

    Ngushëllime!

    Përgjigjjuni
    1. ´´

      Cdo humbje e te afermeve te nji shqiptari te trishton .Ngushellime . Si notar i apasionuar qe jame e di mir cdo te thot te notosh e luftosh me dallget ne dete .Nderkohe qe ti ben nji meter para deti te terheq zvarre dy meter pas ne drejtimmte kundert nga noton ti . Eshte nji lufte e pabesushme per jeten ,,qe kerkon natryrishte nji pregatitje fizike e psikollogjike ,qe nenkupton mbi te gjithe nji moshe relatavishte te re ,per t'i rezistuar stuhise e ja dalesh .te arrishe ne breg . .Nuk eshte kollaj te perballesh me nji situate te tille ,kur shpetimi yt varet vetem nga ty . i vetem ne mes te detit . Por s'eshte kjo me e keqja .Ti noton me forc perpara dhe per cudi nuk shikon asnji perparim ,,, pra qe ti po i afrohesh bregut e kjo eshte nji sfide shume e forte me veten tende .Nuk eshte e lehte te shpetosh dallgeve ne dete .E imagjonoj vuajtjen e tij shpirterore ato momente lufte me dallget te cileve edhe ata qe mbahen notare qe ikin larg ne thellesi te detit ,duhet te ken rrespekt .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Po nuk ishte ne mes te detit o Belul. Hyri ne det me dallge, pra ishte relativisht afer me bregun, nuk luftoi me ore. C'nje meter e dy metra thua? Gabim i tij qe i kushtoi shtrenjte, kur e di qe ke probleme me zemren nuk behen lojera me sforco. Shoku im vdiq 37 vjec, kishte probleme me zemren, i operuar 2 here dhe shkoi te ndihmonte babane, t'i pastronte deboren ne shtepi. Ikja e njeriut te afert dhemb si e pritur si e papritur te jete. Ai te pakten iku me gruan prane, njerezit e mi iken pa patur njeri te koka, ne spital me COVID se s'te linte kush te hyje brenda.

        Përgjigjjuni
      2. ´´

        Niku , flm per sqarimin , por un s'jam nga lagja jote ,qe ben not belylash . Opo si s'u bet njiher njerez ! Duhet te shajme ktu ,e perdorim fjalor rruge ne komentet toina se te shkruash dicka serioze eshte e ndaluar . Topen strafullah .Alarmeeeeee )))))))))

        Përgjigjjuni
        1. K
          Km

          Babai i tij Ka qene njeri i shkelqier.Nga djemte me te mire qe kam njohur ne shijak.Jo per te kaluar rradhen,por Jane te rralla njerez si Hysen Pupa.Bej cudi se Edhe e jema zonje grua,mjeke e mire ne profesion dhe nuk Ka mundur ta parandaloje,apo ne ndihmen e pare Gjithsesi,momenti trondites,befasia bejne te tyren.Respekte per ciftin Pupa.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje