"Kam të drejtën të mos vuaj"- E prekur nga SIDA, gruaja i drejtohet gjykatës pas refuzimit të kërkesës për ndihmë për vetëvrasje

5 Gusht 2025, 17:24Lifestyle TEMA
"Kam të drejtën të mos vuaj"- E prekur nga SIDA, gruaja

Një grua 44-vjeçare nga Italia, e cila vuan nga skleroza laterale amiotrofike (SLA), po kërkon ndërhyrjen e gjykatës pas refuzimit të kërkesës së saj nga autoritetet shëndetësore lokale (ASL) për t’u ndihmuar për vetëvrasje. Historia e saj është bërë publike nga shoqata “Luca Coscioni”, e cila po e mbështet ligjërisht.

Gruaja, e cila kërkon të identifikohet me emrin fiktiv “Coletta”, shprehet se “kam të drejtën të mos dënohem me vuajtje”. Ajo e përshkruan veten si një qytetare “e vetëdijshme, e kthjellët dhe e vendosur” dhe nuk pranon që vullneti i saj “të shkelet nga vlerësime që duket se injorojnë jo vetëm gjendjen time shëndetësore, por edhe të drejtën për të mos u dënuar me një vuajtje që nuk ka më asnjë kuptim për mua.”

Nëse kërkesa e saj refuzohet sërish, ajo thekson se alternativa e vetme që i mbetet është transferimi në Zvicër, ku mund të kryejë vetëvrasjen me ndihmë ligjërisht. Avokatja e saj, Filomena Gallo, e cilëson refuzimin e ASL-së si “shqetësues dhe çnjerëzor” dhe “në kundërshtim të plotë me vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.

Marco Cappato, arkëtar i shoqatës, kritikon institucionet lokale, duke theksuar se një projektligj rajonal për këtë çështje, i depozituar para më shumë se një viti, ende nuk është diskutuar. Ai kujton se Presidenti i Rajonit, Vincenzo De Luca, ka bllokuar ligjin, duke mos lejuar një debat të hapur, ndonëse ka thënë se do të ketë konsultime me palët e interesuara, përfshirë Konferencën Episkopale.

Gruaja, pas refuzimit fillestar në qershor, i kërkoi ASL-së një rivlerësim urgjent dhe transmetimin e opinionit të komitetit etik. Meqenëse nuk mori asnjë përgjigje, ajo paraqiti një kërkesë urgjente në Gjykatën e Napolit. 

ANSA

6 Komente

  1. M
    Mjeku

    Sida dhe ASL jane dy gjera komplet te ndryshme?! Apo copy paste vari trapin

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Po mir o mike, beje derman vete , gjeje nje helem e mos pyet njeri, ose ndonje arme gjekundi

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa per informacion

        Skleroza Laterale Amiotrofike( SLA) eshte nje semundjee tmerrahme per pacientin( Humber levizshmerine e gjymtyreve me pas muskujt respiratore( duhet frymarje e drejtuar) dhe muskrat e orofaringsit we duhet ushqyerje me sonde) . Nuk njihen shkaqet, nuk eshte e trashegueshme, nuk ka mjekim specifik. Por mbi te gjithe kjo semundje ka kosto te larte familjare se kjo semuntdje kerkon asistencen e te semurit 24/24 ore, pra vuan e gjithe familja dhe u shkaterrohet ritmi i jetes te gjitheve.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Llazi shoku i Hajro Spiunit

          O redaktore injoranter ca lidhje ka Sida me SLA . Nga SIDA ka mbi 10 vjet qe nuk vdes me njeri ne Itali

          Përgjigjjuni
          1. P
            Paco

            My lajme eshte dedikuar sonila mecos ajo guan nga skleroza qe flet marrzina

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kapedani

              Si gjithmone injorantet e Temes i bejne gjerat lesh e li,ose e bejne kastile per te klikuar tek artikulli.Titulli po te ishte per SLA mbase askush nuk do e lexonte por duke shkruar Sida njerezit kurioz do klikojne sepse nga Sida nuk vdes me njeri ose rralle. Fshatare te zgjuar dhe te poshter ????

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje