
Fedez ka reaguar pak minuta më parë në rrjetet sociale, duke publikuar disa foto nga spitali dhe duke zbuluar se operacioni i vështirë shkoi mirë. Me këtë rast, ai foli për herë të parë për sëmundjen që zbuloi që e kishte vetëm javën e kaluar. Reperi rrëfeu se kishte një tumor të rrallë të pankreasit dhe iu desh të hiqte një pjesë të pankreasit për të hequr kështu edhe tumorin.
“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Një nga ata që nëse nuk i kapni në kohë, nuk është e thjeshtë për të bashkëjetuar dhe për ta pasur brenda trupit tuaj. Arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati 6 orë, ishte për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin).

Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të më duhet pak kohë. Faleminderit mjekëve, kirurgëve dhe infermierëve që kanë qenë pranë meje gjatë këtyre ditëve intensive. Një falënderim i madh edhe për të gjitha mesazhet e mbështetjes dhe pozitivitetin që më dërguat. Ju dua, Federico”, -ka shkruar reperi italian.
Lini një Përgjigje