Këngëtarja e njohur shpërthen në lot gjatë një transmetimi live: Mos ma përmendni djalin, çfarë ju ka bërë?

7 Dhjetor 2025, 11:59Lifestyle TEMA
Këngëtarja e njohur shpërthen në lot gjatë një

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, u shfaq në një transmetim live në Instagram, ku fillimisht kishte hyrë për të folur rreth pjesëmarrjes së saj në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH. 

Megjithatë, biseda e saj me ndjekësit mori një kthesë të papritur. Fifi u shfaq dukshëm e ngarkuar emocionalisht, ndërsa në një moment nuk arriti më të mbante lotët.

Këngëtarja la të kuptohej se po përballet me presione të forta dhe situata të paarsyeshme që, sipas saj, po krijohen në kuadër të festivalit. Ajo foli për një “orkestrim” që po i vështirëson rrugën dhe po i shton stres të panevojshëm.

Situata u rëndua më tej kur në komentet e transmetimit u përmend djali i saj. Kjo e preku thellë artisten, e cila me zërin që i dridhej u shpreh se nuk e kupton pse fëmija i saj po përfshihet në debate apo kritika që lidhen vetëm me punën e saj.

“Çka ju ka ba djali jem? Kujt po ia prish balancën në festival?”, u shpreh ajo mes lotësh, duke bërë apel të mos përfshihet djali i mitur në këto biseda.

Ndjekësit reaguan menjëherë me mesazhe mbështetëse, duke i kërkuar të fokusohet te muzika dhe performanca në skenë. 

3 Komente

  1. D
    Daniel

    Fifi pifi pfffffff

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pipi

      kjo paska pjerdh fare...ka qen gjysm e ikur por tani po e tregon qe eshte cmend fare

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani

        Fifi,ti je nje artiste ah e mire Publiku te do dhe ti duhet te kujtosh ate “vend te dyte” te Kenga Magjike ,qe ti u duartrokite aq shume.Ai moment duhet te rrije ne kujtesen tende si nje dashuri e paster e publikut te vertet Na erdhi keq qe ti nuk fitove. Merre me lehte konkurrimin se njerezit vlersojne sh here me mire se jurite

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje