Një veteran lufte 88-vjeçar, i cili u detyrua të rikthehej në punë me kohë të plotë pasi humbi pensionin, është prekur thellë kur mori një çek prej 1,77 milionë dollarësh, dhuruar nga njerëz të panjohur dhe zemërgjerë nga e gjithë bota.
Ed Bambas, nga Brighton, Michigan, shërbeu në ushtrinë amerikane dhe më pas punoi për vite të tëra në kompaninë General Motors, duke pritur që pensioni t’i siguronte një jetë të qetë pas daljes në pension në vitin 1999. Por gjithçka ndryshoi në vitin 2009 kur GM u përball me falimentimin. Si pasojë, rreth 20 000 punonjës të Delphi Corporation, një filial i GM, humbën fondin e sigurimeve dhe Bambas mbeti pa të ardhurat e tij të pleqërisë.
Situata u rëndua edhe më shumë kur bashkëshortja e tij, Joan, u sëmur rëndë. Pa sigurim shëndetësor, Bambas u detyrua të shiste shtëpinë për të përballuar shpenzimet mjekësore. Ajo ndërroi jetë në vitin 2018, duke e lënë atë të thyer emocionalisht dhe në vështirësi financiare. I vetmuar dhe në nevojë, veterani u rikthye në punë me kohë të plotë për të mbijetuar.
Historia e Bambas preku zemrat e miliona njerëzve, mes tyre edhe influencuesin australian Sam Weidenhofer, i cili kur e dëgjoi rrëfimin e tij vendosi të ndërmarrë veprim. Weidenhofer e takoi 88-vjeçarin në vendin e punës, e dëgjoi të tregonte jetën e tij dhe më pas i dhuroi 400 dollarë në vend. Ai hapi edhe një GoFundMe, duke u bërë thirrje njerëzve të ndihmonin veteranin që të mund të tërhiqej më në fund nga puna dhe të jetonte me dinjitet.
Më 6 dhjetor, në një ceremoni emocionuese të mbajtur në Foguth Financial Group në Brighton, Michigan, Weidenhofer i dorëzoi Bambas një çek gjigant me shumën e mbledhur: plot 1 770 000 dollarë.
“Me mbështetjen e të gjithëve në këtë sallë dhe mijëra njerëzve online, kemi arritur një nga fondet individuale më të mëdha në historinë e GoFundMe”, tha Weidenhofer, ndërsa veterani shpërtheu në lot. “Ishte sikur një ëndërr… faleminderit”, arriti të thoshte Bambas duke u përqafuar me influencuesin.
Gjithnje mediat ku hyn edhe Tema e Mero Gelbazes japin shume me teper lajme per kurva qe shkerdhehen ne Dubai me arabe, apo kurva qe divorcohen nga meshkuj-kurva dhe pas 2 oresh gjejne nje pallosh tjeter me pare te vena nga droga dhe krimi. Jepen lajme se si Makron eshte martuar me nje burre zhabe 25 vite me i madh, se si Jenifer Lopa divorcohet me burra ish te martuar e pare, apo me familjen Kar-dashese etj etj por ja qe bota ka edhe anen tjeter ate te ndjenjes dhe te soolidaritetit te humanizmit me njeriun e punes te perkushtuar familjes dhe atdheut, me dinjete qe deri ne moshen 88 vje punonte me kohe te plote pune. Zoti i dhente jetegjatesi ish luftetarit te paperkulur Ed Bambas.
Trapist idiot. Ky nuk eshte lajm i Temes, por i te gjitha mediave prestigjoze amerikane pervec halese qe shikon ti 24/7 dhe qe ka emrin Fox (emer me te goditur per nje news fake media, nuk mund ti kishin gjetur). O hajvan trapist, cfare do beje sot ai pensionist me vetem $1500 nga SSN?! Ty te thone qe 401K ju zhduk sepse falimentoi kompania dhe 401K nuk eshte derdhje e sigurt: sot i ke atp dollare, neser mund te avullojne. Cfare ka Tema apo Mero ne kete rast mor lebroz?! Sollen nje lajm qe eshte i vertete dhe qe po prek shume te tjere si ky veterani qe Trapi yt i ka zhvleresuar dhe gjunjezuar me hajvanlleqet e tij ekonomiko-leshi. Ti do jesh ai zhulsi Agustin Mirakaj qe ben trapistin duke pasur akoma bythen me mut te palare nga shoellaria. Kokrra idiotesh si ty, i harxhojne oksigjenin Botes.
Po pse e tregon injoramcen ne kete menyre, ka menyra plot i nderuar, po kete lajm ketu ne TemA po e lexon, e jo diku tjeter... Dhe per me teper kjo gazete e ka botuar komentin me gjithe ofendimet tuaja...
A mundet te me shpjegoje dikush; c'lidhje ka falimentimi i ndermarjes me pensionin e ketij pensionisti? Ndermarja ku ai punonte nuk i derdhte kontributet ne shtet?? /
Pyetje e bukur! Shtetasit amerikane ne pergjithesi bejne dy kontribute: 1- Pensionin shteteror (SSN) i cili eshte i garantuar por nuk eshte i mjaftushem ne shume raste per te jetuar normal, (ne varesi te te ardhurave). 2. Pension personal me kontribut ne varesi te kompanise ku punon. Ne qofte se kontribon 10 perqind te rroges kompania te kontribon nga 1% deri ne 7% te rroges ne vartesi te vjetersie por jo me shume se 6-7%, ndersa vete mund te kontribosh sa te mundesh. Shuma e kontributit personal dhe atij te kompanise investohet nga kompania ku punon dhe ne varesi te burses cdo muaj shtohet fitimi ose pakesohet ne vartesi te zhvillimit ekonomik te vendit. Varianti i dyte llogarine financiare (investimin) e menaxhon jo kompania ku punon por nje kompani tjeter investimi dhe ne kete rast investimi eshte me i mbrojtur. Ne rastinin e pare kur kompania falimenton mund te humbasesh pesionin privat por jo gjithnje sepse varet nga kompania e investimit. Ketij zoterise i ka falimentuar kompania ku punonte dhe njekohesisht dhe pensioni privat qe ne shume raste eshte shume me i mire se pensioni shteteror, por ne disa raste jo i sigurte.
Ka te bej me nje fond privat si duket ,njelloj si per indipendentet ne Europe(ku shteti eshte aksioner) po ne USA kjo u siguroka nga ndermarja ku punon dhe shteti nuk nderhyn.Ne disa artikuj qe lexova jepet i njejti shjegim: falimentim i GM-se dhe humbje e pensionit.Dmth kur ka falimentime ne USA keshtu ndodh me te gjithe pensionistet ? Ndonje qe jeton ne USA mund te na japi nje shpjegim me te sakte.
Eshte llogari kursimesh private ku dikush kontribuon nje perqindje nga paga she kompania eshte e detyruar te kontribuoje te njejten vlere deri ne 6%. E rregulluar nga qeveria si praktike por parate menaxhohen nga kompani private.Nese keto kompani falimentojne, deri ne 2008 puthet edhe 401k me Milon. Sot jane me te mbrojtura po prape ka risk. Pensioni i qeverise (ai qe ne quajme pension rendom) mund te mbulohe deri tek diku 40% e nevojave per te jetuar. Prandaj ky i shkreti ka shkuar te punoje prape.. nejse histori frymezuese. Paska akoma njerez.
Ne kete drejtim Europa eshte me e mbrojtur ,kur del ne pension flas se kur punon 35-45% e rroges ikin per taksat e ndryshme ,ketu futet dhe pensioni.Ky sistem eshte i mire nqs rron te pakten deri ne 80 vjeç qe te marresh çke dhene.Po Europa po i drejtohet pensionit 67 vjeç, Belgjika ka disa vite qe e ka bere.Ne rast se ke punuar 42 vite del ne pension para kohe dhe e merr te plote.Kush e ka me te mire? Varet nga çfarë kendveshtrimi e shikon ..,ne USA ke me shume te ardhura kur je ne pune se nga çfarë lexova me siper taksohesh me pak se ne Europe,kjo eshte gje e mire se nje aksident para se te dalesh ne pension iken per lesh taksa qe te ka marre shteti(Europa).Nejse shkrimi tregon qe ka akoma njerez te mire.
Ne Amerike punojnesit kane mundesi te marrin 2 pensione(ose dhe me shume). Pensioni i pare dhe origjinal eshte ai qe quhet sigurimi social SS(Social Security) i filluar per gjate depresionit te madh ne 1936 ose zyrtarisht 1940 nga Ruzvelt. Ky pension sigurohet nga kontributet qe punonjesit bejne gjate periudhes qe punojne ne qeverine federale ne forme takse. Keto kontribute varen nga madhesia e rroges dhe jane te garantuara nga qeveria. Kur mbush kredited (minimum 40 kredite qe dmth 10 vite pune) e duhura dhe moshen 66 -3/4 vjec fillon pensioni. Pensionin SS mund ta marresh dhe perpara 67 vjec, duke filluar nga mosha 62-1/2 vjec por eshte i reduktuar dhe nuk arrin vleren e asaj qe do merrej po te mbushej mosha 66-3/4 vjec. Ky pension ne pergjithesi eshte i kufizuar, varet nga vitet e pune dhe rrogat por maksimumi eshte aty tek $3,900 ne muaj ose $2,100 po filloi ne moshen 62 vjec. Mesatari eshte rreth $1,900 ne muaj. Ky pension eshte i garantuar nga qeveri federale dhe cdo vit rrited sipas shkalles se inflacionit ne vitin parardhes. Ky pension eshte i vogel po te merret parasysh kosto e jeteses ne Amerike por te siguron njefare jetese dhe nuk te le ne rruge. Per kete arsye qeveria federale lejon punonjesit te kursejne para nga rroga ekstra po qe se deshirojne per te patur nje sasi tjeter te ardhurash kur del ne pension. Keto para hiqen nga rroga nepermjet firmave qe manaxhojne rrogat dhe llogarite e kompanive dhe quhet 401K kryesisht. Sasia e parave qe hiqet nga rrogat eshte e pa taksuar dhe investohet ne firmat ose kompani te ndryshme, indekset, fonded e investimeve ose dhe ne bondet e shteteve ose te qeverise. Keto para supozohet te shtohen sepse contributed behen rregullisht por dhe nga zhvi;llimi ekonomik, psh kompanite rriten ne burse. Keto kontribute nuk jane te siguruara. Qeveria ben propgande ketu qe punonjesit te fillojne kontributet ne 401K qe kur fillojne punen ne moshe te re. Ne varesi te sasise se parave qe jane kursyer por dhe rritur ose zvogeluar ( ne pergjithesi ne Amerike jane rritur se bursat jane mire por ne Japoni psh ato aty rane per 30 vjet rrjesht)ne momentin qe del ne pension je i detyruar te fillosh terheqjen e parave nga plani 401K. Ne kete moment ne varesi te te ardhurave personale e familjare taksohesh per keto te ardhura. Keshtu qe te ardhurat muore tani jane nga SS dhe nga 401K. Ka ne amerike njerez qe punojne individualisht, qe nuk marrin rroge por deklarojne nje forme qe quhet 1099 dhe qe nuk u investojne ne 401K. Kets njerez nuk perfitojne 401k. Shume Shqiptare qe njoh nuk kontrubojne ne 401K.
Faleminderit per sqarimet .Nje gje eshte e qarte qe pa punuar jeta eshte shume e veshtire kur je pensionist .Pa le sikur te mos kesh banesen tende .Emigrimi eshte i veshtire sidomos kur vjen me mendimin qe do besh qejf "jashte shtetit".Nejse per vete preferoj me shume kete jete pavaresisht lodhjes dhe stresit se sa te jetoj ne Shqiperi .
Ke të drejtë, por sistemi pesionistik amerikan është I ndryshëm nga ai europian edhe shqiptar gjithashtu. Do kesh dëgjuar besoj për pensionet private që egzistojne edhe në Shqipëri. Më amerikë kontributet për pensionet janë jo të detyrueshme . Gjithashtu janë marveshje midis fondit të pensionit , I cili është një ent privat edhe personit që drdh kontribute. Shteti mer përsipër arbitrin në rast mosmarrëveshje midis palëve.
E vertete. Personalisht e kam ndaluar derdhjen dhe i kam blere stoqet sipas deshires time duke e kthyer ne brokerage account dhe thjesht rritet nga cmimi i stoqeve llogaria. Por prape nese nuk derdh as pundhenesi nuk derdh keshtu qe jane para te lena ne tavoline. Por qe eshte vulnetare si zgjedhje.
Paska fituar llotarine xhaja. Po qe se I ka mbaruar pensioni ka pasur sigurimin social mbi 1500 dollare ne muaj
Epo mire kane bere qe kane mbledh fonde per kete veteran,...por si cudi qe ai ka humbur finding e pensioneve...etj Nejse ta Gezoi!
Ka njerez të mirë plot. Të rrojë dhe ca vite se s'do i marrë me vete e ishalla ua lë atyre në nevojë.
Falemindert shume zoti R.Mehmeti, per pegjigjen tuaj.