Kim Kardashian është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për pjesëmarrjen e saj në pasarelën e Balenciaga-s gjatë Javës së Modës në Paris.
44-vjeçarja u shfaq me një fustan krem elegant, të kombinuar me një pallto të lehtë dhe bizhuteri të rafinuara, ndërsa flokët me onde dhe grimi i theksuar plotësonin një pamje dramatike.
Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje në rrjetet sociale nuk ishte veshja, por mënyra si Kim parakaloi. Reagimet e ndjekësve kanë qenë të përziera, ku shumë prej tyre e përshkruajnë ecjen e saj si të çuditshme dhe të pavend për një pasarelë të modës së lartë.
“Nuk ka dyshim që Kim është shumë e bukur, por nuk është një modele pasarele.” shkroi një komentues.
Të tjerë u treguan edhe më kritikë, duke e krahasuar me “një fëmijë të lodhur” ose dikë që ecën “i dehur”, ndërsa disa thanë thjesht: “Ajo s’është aspak modele. Përpjekje, ama.”
Rusia do ishte duke hedhur bomben berthamore mbi Europe, dhe kurvat pasanike te botes prape do i gjeje duke frekuentuar javen e modes ne Paris.
Fytyra e Kim Kardasheses me kujtoi kengen e bukur te A Gjokes Vajze e plakur ti ecen ne shi!