
Ylli televiziv Kim Kardashian ka vendosur të zvogëlojë ato për të cilat u bë kaq e famshme, pikërisht të pasmet e mëdha. Miq pranë Kim-it kanë zbuluar se ajo ka ndaluar procesin e BBL.
Top Albania Radio shkruan se BBL është një procedurë kirurgjikale ku dhjami hiqet nga një zonë tjetër e trupit, ijet ose barku dhe injektohet në zonën e të pasmeve. Burimi tha për “The Sun” se:
“Kim kurrë nuk kishte implante, ishte një transferim dhjami në të pasmet e saj. Ajo nuk ka bërë më transferim të dhjamit dhe e ka lënë të zvogëlohet natyrshëm teksa humbet peshë. Kanye e pëlqeu atë pamje, por i dashuri i ri Pete Davidson thjesht dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe e do atë sido që të duket. Ajo ka kaluar një ndryshim të madh në jetë me divorcin dhe dëshiron që një pamje e re të shkojë me jetën e saj të re”.
“Po tallet me ne. Kështu duhet të jetë, apo jo? Shenja e rinoplastikës (ndërhyrje në hundë) dhe shenjat e liftingut të fytyrës janë shumë të qartë në këtë reel të fundit të Kim Kardashian për kujdesin e lëkurës”.
Rikujtojmë se këtë mesazh, blogerja Dana Omari e shoqëroi me videon e ripostuar të yllit të reality show-t Kim duke insistuar se aty shihen qartë disa linja në fytyrën e 41-vjeçares, rezultat i procedurave të operacioneve plastike.
Që nga viti 2006, ylli televiziv dhe familja e saj e famshme i janë nënshtruar procedurave kozmetike. Krahasimi i fotove të Kim 27-vjeçare me Kim-in 41-vjeçare është bërë një zakon i përditshëm për ndjekësit e familjes së famshme.
Në një intervistë të fundit, biznesmenia ka pohuar se përveç disa injeksioneve me botox, nuk i ka bërë gjë tjetër fytyrës. Megjithatë, Dana mendon ndryshe.
Ndërkaq, sa i përket jetës sentimentale të Kim, i dashuri i saj, komediani Pete Davidson, është parë së fundmi duke përqafuar një grua misterioze në xhirimet e tij në Australi.
E gjithë kjo vjen pasi disa fansa besojnë se Kim po kthehet me Kanye West. Ylli i emisionit “Saturday Night Live”, Pete, u fotografua në xhirimet e filmit të tij të ri “Wizards” me një grua të panjohur teksa po përqafoheshin dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Tema, jeni vertet nje gazete ne krize e siper....Ky eshte lajm. Po te mos kisha info mbi fatin e b...thve te saj, si do jetoja uneeeer????????????
Ka me u trondit fort Bursa Nderkombetare e bythve .cmimi silikonit do bjer posht ati te leshit te dhise .
Shume mire ka menduar, por a i ka mar leje "Ministrise se KomshiKultures"?
E tmerrshme! Kesaj i thone, te godasesh trashegimine kulturore amerikane
Mund ti mari Mona Likes per ti ven tel faqet
turp cfar lajmi baxella me bythe perjashta
Andy bushaty ta raportoi te gjishi hisni kurse ruajeni sonila mecon se mund te vrasi veten nga gelozia e bithes se karrrdashit. Berisha e ka quatur farse bithen e cardashit Kurse cim peka kur futi purron ne goje ju duk si Bisht cigare so cardashi po na ndan shtetin duhet te njoftohet albin kurti me sekretaren moza kusari lol ky eshte lajmi per sote cao.