Kina hap spitalin e parë të inteligjencës artificiale, me 14 doktorë robotë

6 Maj 2025, 12:19Lifestyle TEMA
Kina hap spitalin e parë të inteligjencës artificiale, me 14

Kina ka hapur zyrtarisht spitalin e parë në botë të menaxhuar plotësisht nga inteligjenca artificiale. Me 14 mjekë virtualë, të trajnuar nga sisteme të avancuara AI, ky institucion shëndetësor nuk ka nevojë për staf njerëzor; as mjekë, as infermierë, as recepsionistë. Ky shënon një moment të rëndësishëm në integrimin e inteligjencës artificiale në sektorë kritikë si kujdesi shëndetësor, raporton “blockchain.news”.

Spitali është ndërtuar si një qendër eksperimentale, ku teknologjia jo vetëm zëvendëson njeriun, por e tejkalon atë. Aktualisht, ky spital i veçantë trajton mbi 3,000 pacientë realë në ditë, duke ofruar shërbime të menjëhershme, pa pritje dhe me saktësi të lartë në diagnozë.

Ky nuk është më vizioni i një filmi fantastiko-shkencor. Është realiteti që Kina po ndërton me ritme marramendëse, në një garë globale ku inteligjenca artificiale bëhet arma kryesore për dominim teknologjik dhe ekonomik.

Ajo që e bën këtë projekt edhe më të frikshëm për vendet e tjera, është ambicia kineze për ta eksportuar modelin në vendet që vuajnë nga mungesa e mjekëve, fondet publike të pamjaftueshme dhe korrupsioni në sistemin shëndetësor. 

4 Komente

  1. s
    selosaliu taso

    sidomos ne shqiperi duhet patjeter

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spitalet me robote do pushtojne Boten, pervec USA-

      Kina shume shpejt do jete shteti me i dashur per 90% te popullsise te Botes. Kjo sepse Kina po zevendeson ndihme eshqimore dhe mjeksore amerikane per te varferit ne Afrike e kudo rrotull globit.

      Përgjigjjuni
      1. f
        feliks

        a ore verdhacuke sypidha, keta bastarde po e shkaterrojne planetin.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Te pelqen Hygea me 15.000 euro per nje nderhyrje plus 480 per day Hospital?

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje