Kina ndalon influencerët “pa shkollë”, gjoba nëse flasin për tema që s’i kanë studiuar!

24 Tetor 2025, 11:28Lifestyle TEMA
Kina ndalon influencerët “pa shkollë”, gjoba nëse

Qeveria kineze ka vendosur rregulla të reja për influencuesit dhe krijuesit e përmbajtjes, duke ndaluar ata që flasin për tema profesionale pa pasur diplomë apo kualifikim përkatës.

Sipas mediave ndërkombëtare, kush trajton fusha si mjekësia, ligji, financat, arsimi apo shëndetësia, duhet të provojë me dokumente shkollimin e duhur. Përndryshe, rrezikon gjoba deri në 100,000 juanë (rreth 13,000 euro) dhe mbylljen e llogarisë.

Platformat si Douyin (versioni kinez i TikTok) dhe Weibo do të mbajnë përgjegjësi për verifikimin e kredencialeve të përdoruesve që publikojnë përmbajtje të tilla.

Qeveria thotë se masa synon të luftojë dezinformimin online dhe të rrisë cilësinë e përmbajtjes, por vendimi ka ndezur debat. Disa e shohin si një mjet kontrolli shtetëror ndaj lirisë së shprehjes, ndërsa të tjerë si një mënyrë për të mbrojtur publikun nga mashtrimet dhe informacionet e rreme./ E.K 

Burimi: Business Insider

 

5 Komente

  1. D
    Detari

    bravo kina

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapi rrote e karrit

      Po Kane te drejte.Jo si Amerikanoset qe I dhane te drejte Charlie Kirk te fliste per tema qe ai kur nuk i ka mesuare.Njeri me shkolle te mesme thoshte qe shkolla ( fakulteti eshte scam).

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arnautlleku sbie kurre me karar !

        ja edhe kinezet njerez me mend. Nje lloj regjimi duhet edhe ne shqiperi ! Shqiptareve nuk u ben mire demokracia, 600 vjet i qiu turku, 50 vjet kerciti kopacja ne diktature, ska si te jete ndryshe. Qeni i rrahur i lidhur kaq gjate, fillon e kafshon cfare del para kur e zgjidhin

        Përgjigjjuni
        1. B
          Banda

          Harrove keta 35 vjetet e fundit qe kercet vjedhja, grabitja, kurvlliku dhe gojorja per politiqenet.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bummm.bumbum

          Ndaj ësht ku ësht kina , shëmbull për botën mbar. Jo po dëgjo top channel dhe shiko B.B vip. Hahahaha.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje