Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe aktualisht i Juventusit, Edon Zhegrova, ka surprizuar nënën e tij me një dhuratë të veçantë dhe me vlerë të lartë, një orë luksoze të markës “Patek Philippe”, që kushton rreth 51 mijë euro.
E prekur nga gjesti i të birit, nëna e futbollistit e ka ndarë momentin me ndjekësit në rrjetet sociale, duke e përshkruar si një ditë plot emocione dhe krenari.
“Sot ishte një ditë që do ta mbaj mend gjatë. Një ditë plot emocione, krenari dhe dashuri. Djali im më surprizoi me një dhuratë të jashtëzakonshme – një orë ‘Patek Philippe’. Jo për vlerën materiale që ka, por për ndjenjën dhe mesazhin që ajo mbart. Të shoh fëmijën tim të rritur, mirënjohës dhe plot respekt, është dhurata më e çmuar që një nënë mund të marrë,” ka shkruar ajo.
Në vijim, ajo shton:
“Faleminderit djali im që më bën të ndjej sa shumë vlerësohem dhe sa shumë dashuri mbjell çdo ditë në jetën time. Kjo orë do të jetë më shumë se një aksesor, do të jetë kujtimi i një ndjenje të pastër, të sinqertë dhe të përjetshme midis një nëne dhe djalit të saj.”
Postimi i saj ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë përgëzuar gjestin e Zhegrovës dhe lidhjen e tij të ngushtë me familjen.
Wow fantastike mor popull bole qe masturbohesh pse nje sportist milioner ben dhurata milioneshe e ti vet o milet nuk nxjerr dot muajin. Popull kar. Edhe kjo katunarja u gezua nga gjesti e jo nga vlera e ores....qr kesaj pune.
Emri bizantin-grek mbiemri sllav feja muslimane sunite te qiij cfar te mban pragu o mbeturin shqipfolsse
e kujt i plasi rocka se cfare i blen ky nenes ,dhe pse duhet ta beje publike kellira
Humanizmi zero,,,,,,Evgjiti po Ra ne Pare ,e lyn sumen me gjalpe…51 mije per nje ore.kur e ke falas ne telefon..Evgjiti llamarina enderron