Victoria Beckham ka folur për herë të parë për periudhën e vështirë që kaloi duke luftuar me një çrregullim të të ngrënit, duke zbuluar arsyen pse nuk i kishte treguar askujt, madje as bashkëshortit të saj, David Beckham.
Stilistja dhe ish-anëtarja e grupit Spice Girls, 51-vjeç, rrëfeu për dokumentarin e saj në Netflix “Victoria Beckham” se e përjetoi këtë periudhë e vetme dhe pa besim tek askush.
Në një episod të podkastit “Call Her Daddy”, prezantuesja Alex Cooper e pyeti:
“Kur ke një çrregullim të të ngrënit, bëhesh shumë i mirë në gënjeshtër. A i besove dikujt në atë kohë?”
Victoria pranoi:
“Jo. Absolutisht askujt. Isha e frikësuar të flisja me këdo. Ndihesha sikur nuk mund t’i besoja askujt.”
Ajo shtoi se, falë punës me veten dhe mbështetjes së David Beckham, arriti të shndërrojë obsesionin me ushqimin në një marrëdhënie të shëndetshme. “David ndryshoi mënyrën time të stërvitjes. Dikur gjithçka që doja ishte të digja kalori, por ai më inkurajoi të filloja stërvitjen me pesha,” tha Victoria.
Përpara premierës së dokumentarit, Victoria foli edhe me vajzën e saj 14-vjeçare, duke e përgatitur për temat që do trajtoheshin publikisht. Ajo tregoi se fillimi i marrëdhënies së trazuar me ushqimin ishte në vitet ’90, kur “të gjithë ishin të fiksuar pas frazës ‘pa yndyrë, pa yndyrë, pa yndyrë’”.
“Fillova të dyshoja në vetvete dhe të mos më pëlqente vetja. Nuk e dija çfarë po shihja në pasqyrë, a isha e shëndoshë apo e dobët? Isha shumë kritike ndaj vetes. Nuk më pëlqente vetja,” përfundoi ajo në rrëfimin e saj prekës.
Çudi! Edhe ne ketej nga Tirona nuk kishim marre vesh gjo!
Qenka bere si nona dreqit
Thelo ton alvano