Klas dhe elegancë/ Ylli shqiptar, Rita Ora shkëlqen teksa prezanton projektin e saj të ri

1 Prill 2025, 10:35Lifestyle TEMA
Klas dhe elegancë/ Ylli shqiptar, Rita Ora shkëlqen teksa prezanton

Rita Ora u shfaq elegante dhe plot klas në Varshavë, Poloni, gjatë promovimit të markës së saj të kujdesit për flokët, Typebea. Këngëtarja 34-vjeçare u fotografua në një dyqan parfumerie Douglas, ku dukej mahnitëse.

Ajo kishte veshur një kostum gri klasik me pantallona të gjera, të kombinuara me taka të bardha elegante. Flokët e saj kaçurrela në nuancën e mjaltit dukeshin të rregulluar në mënyrë perfekte, ndërsa pozonte me disa mostra të produkteve të saj për flokët.

Gjatë eventit, asaj iu bashkua partnerja e saj e biznesit, sipërmarrësja australiane Anna Lahey. Të dyja pozuan për disa foto para se të zhvillonin një bisedë në skenë. Biznesmenja braziliane, 39-vjeçarja Lahey, u shfaq krenare për suksesin e markës së tyre.

1 Komente

  1. A
    Ana

    hajde lajm hajde! Kjo ben mire te zhvishet se ndoshta ja ngref ndonje plaku.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje