Koreja e Veriut ekzekuton në publik 30 gjimnazistë, shikonin filma dhe seriale të huaja

12 Korrik 2024, 19:32Lifestyle TEMA
Koreja e Veriut ekzekuton në publik 30 gjimnazistë, shikonin filma dhe

Një ngjarje masakër duket se ka ndodhur në Korenë e Veriut, me mediat koreano-jugore që bëjnë me dije se javën e kaluar janë ekzekutuar publikisht 30 adoleshentë në shkollën e mesme.

“Chosun TV” dhe “Korea JoongAng Daily” raportojnë se gjimnazistët janë ekzekutuar sepse kishin parë filma dhe seriale të huaja, të cilat ruajtur në disqet USB të dërguar përtej kufirit nga dezertorët koreano-veriorë.

Një zyrtar anonim nga Ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut i tha “Korea JoongAng Daily” se është e njohur gjerësisht se autoritetet e Koresë së Veriut kontrollojnë rreptësishtë dhe ndëshkojnë ashpër banorët bazuar në tre ligjet “e liga”.

Një nga këto ligje është Ligji për Refuzimin e Ideologjisë dhe Kulturës Reaksionare, i cili ndalon shpërndarjen e mediave nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara ose Japonia.

Është e paqartë nëse këto kufizime vlejnë edhe për të huajt, siç janë nxënësit rusë që planifikojnë të ndjekin kampet verore në Korenë e Veriut.

Ky nuk është incidenti i parë i ekzekutimeve për konsumim të përmbajtjes së Koresë së Jugut. Siç është raportuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vitin 2022, një burrë në provincën Kangwon u ekzekutua për shitjen e përmbajtjes dixhitale të Koresë së Jugut.

13 Komente

  1. s
    sindi

    O Zot çfar krimineli mesjetar....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu I biri I Sheqeres

      Mos është nga Viçidoli edhe ky Kimi ???

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zot na fal cfare ke krijuar !

        Ka mundesi

        Përgjigjjuni
      2. F
        Flamuri pa shtizë

        Salua vrau 4000 e su bo nomi ju qani 30 njerez..!

        Përgjigjjuni
        1. 6
          60 vjec

          bravo *

          Përgjigjjuni
          1. 6
            60 vjec

            bravo *

            Përgjigjjuni
          2. E
            Emigrant

            Jepni fakte jo pordh propogande bajate Nuk vret njeri pse pa filma

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xha

              Kimi vrau xhaxhain. Çfarë fakte kërkon nga një vend i mbyllur komplet?

              Përgjigjjuni
              1. v
                vezhguesi

                Xha-mos u merr me kete "Emigrantin" se duket qe se ka jetuar kohen e Enverit kur shkoje ne burg po te thoje se dyqanet jane bosh, qe ne fakt ishte e verteta qe e shikonim te gjithe. Pastaj ne burg fillonte kalvari i denimeve te tjera. Kur u tregoj femijeve te mi per kohen e Enverit, nuk me besojne, pasi u duket se jane si ne filmat horror.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigrant

                  Kush e dha informacionin dhe sa i besishem eshte Se mos na del si masakra e buces ne ukrain qe i vran vete njerezit pse ishin filo rus dhe me pas akuzuan rusin

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Marinela

                    i biri i buces.... sado te genjesh nuk ngelet gje....

                    Përgjigjjuni
              2. D
                Degelisi

                A e kemi verifikuar lajmin ju te gazetes "Tema"? Degelisi

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Antikomunisti

                  Mjere ata njerez qe sundohen nga nje idiot kriminel i tille.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje