Lewis Hamilton i ka dhuruar Brad Pitt një përvojë të paharrueshme dhe të frikshme në timonin e një makine F1. Kampioni britanik dhe bashkëprodhuesi i filmit të shumëpritur mbi Formula 1 e mori Pitt për një xhiro, dhe siç rezultoi, ylli i Hollivudit mbeti i tmerruar nga përvoja.
Regjisori i filmit, Joseph Kosinski, zbuloi për Time: “Lewis e mori për një xhiro dhe i dha frikën më të madhe të jetës së tij. Bradi ishte ngjitur pas dritareve, duke u lutur të dilte jashtë.”
Filmi, i cili pritet të dalë në kinema më 27 qershor 2025, është xhiruar gjatë garave reale të F1 në mbarë botën dhe konsiderohet si përfaqësimi më realist kinematografik i sportit deri më sot.
Brad Pitt, 61 vjeç, luan rolin e një piloti të vjetër të F1, i cili kthehet në pistë për ekipin fiktiv APXGP, me synimin për të mentoruar një pilot të ri, të interpretuar nga Damson Idris. Të dy do të përballen me pilotët më të mirë të sportit në një histori të mbushur me konkurrencë, miqësi dhe sfida. Në film luajnë gjithashtu Tobias Menzies, Sarah Niles, Kim Bodnia dhe Samson Kayo.
Lewis Hamilton, i cili ka një rol aktiv në prodhimin e filmit, tha: “Ajo që do të shihni do të tejkalojë gjithçka që është bërë ndonjëherë në kinema për Formula 1.”
Ndërkohë, Hamilton po përgatitet për debutimin e tij me Ferrarin në Çmimin e Madh të Australisë, pas kalimit nga Mercedes. “Po hyj në diçka krejtësisht të re për mua. Nuk e prisja që në moshën 40-vjeçare të ndodhesha në këtë situatë. Ende nuk mund ta besoj që javën e ardhshme do të garoj i veshur me të kuqe. Uau. Nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet që ndiej,” u shpreh ai gjatë një eventi të organizuar nga PUMA dhe Ferrari, në kuadër të 20-vjetorit të partneritetit mes tyre.
Hamilton pranoi se periudha e përshtatjes me ekipin e ri ka qenë e shkurtër, por theksoi se ndihet gati: “Ishte një dimër i gjatë, por njëkohësisht shumë i shkurtër. Kemi pasur seanca praktike të mira dhe ndjej se jemi të përgatitur. Gara është ajo që më emocionon më shumë. Çdo gjë tjetër vjen në plan të dytë. Ajo që më bën të lumtur është të jem në pistë.”
Duke folur për eksperiencën me Ferrarin, ai tha: “Çdo ditë këtu është e veçantë. Nuk e ndjen si punë, nuk dëshiron të largohesh. Është diçka legjendare. Kur e sheh historinë e Ferrarit nga afër, e kupton sa unike është.”

Lewis Hamilton gave Hollywood heartthrob Brad Pitt 'the scare of a lifetime that left him clawing at the windows' as they worked on F1 film https://t.co/8l7wXGv0uu
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) March 24, 2025
Lini një Përgjigje