Lindsay Lohan ka zbuluar arsyen pse është larguar nga Hollywoodi dhe ka zgjedhur të jetojë me familjen e saj në Dubai.
Në një intervistë për “Live with Kelly and Mark”, aktorja e njohur tha se ndjehet shumë më rehat dhe e sigurt në qytetin e luksit.
“Jam larg Hollywoodit dhe jetoj një jetë shumë normale. Nuk kam stresin e mendimit: ‘Nuk mund të shkoj të ha diku sepse dikush do të bëjë një foto të fëmijës tim. Thjesht ndihem shumë e sigurt,” tha ajo.
Kur prezantuesja Kelly Ripa e pyeti: “A nuk ka fotografë atje?”, Lohan u përgjigj: “Jo, nuk është e ligjshme. Nuk mund t’i bësh një foto dikujt tjetër nëse je në një restorant. Duhet të marrësh leje nga personi, dhe kjo është një ndryshim i madh në krahasim me këtu.”
“Kjo është e pabesueshme,” u shpreh Ripa, ndërsa Lohan u pajtua: “Po, privatësia është gjithçka.”
Aktorja u zhvendos në Dubai në vitin 2014 dhe aty njohu bashkëshortin e saj, Bader Shammas. Ata u martuan në vitin 2022 dhe një vit më vonë u bënë prindër të djalit të tyre, Luai, i cili tani është 2 vjeç.
Lini një Përgjigje