Një darkë mes dy personazheve të njohur ka ngritur pikëpyetje dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare: ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe superylli i muzikës pop, Katy Perry, janë fotografuar së bashku në një nga restorantet më të njohura të Montrealit.
Sipas asaj që raporton TMZ, darka ka ndodhur të hënën mbrëma në “Le Violon”, një restorant që renditet i 11-ti më i miri në Kanada dhe që rekomandohet nga guida prestigjioze Michelin.
Në fotografitë e publikuara, Perry shihet e buzëqeshur pranë Trudeau-s, ndërsa të dy ndajnë pjatat përfshirë edhe një me karavidhe dhe shijojnë kokteje elegante në një ambient intim.
Ende nuk ka një konfirmim nëse takimi ishte thjesht miqësor apo ka nuanca romantike, por prania e tyre së bashku nuk ka kaluar pa u vënë re.
Katy Perry ndodhet aktualisht në Kanada në kuadër të një turneu muzikor, me ndalesën e radhës në Montreal këtë të mërkurë. Nga ana tjetër, Justin Trudeau është beqar që prej gushtit të vitit 2023, kur bëri publike ndarjen nga Sophie Grégoire Trudeau pas 18 vitesh martesë.
Edhe Perry, së fundmi, ka konfirmuar përfundimin e marrëdhënies me aktorin Orlando Bloom. A është ky fillimi i një kapitulli të ri për dyshen? Mbetet për t’u parë.
edhe ?
Po pse , ish kryeministrat nuk duhet të bëjnë dashuri !?
Pse kane morale keta dhe pse ka qene kryeminister i ndare me 18 vjete martese koqe kandari
Ore koqe kandari,,mashkulli edhe 85 vjec me qene ka nevoje per femren qofte emocinalisht si dhe sensualisht.Jo me ky qe eshte ne kulmin e moshes(50-55) dhe femrat i shkojne rrotull dhe atij i duhet vetem te zgjedhe.
Si ka mundesi qe jane bashke…???!!!!!….
......ky eshte kryeministri qe e ktheu KANADANE ne ne vend te botes se trete....... ......perballe ketij hajvani te pa ditur edhe cuni i Faros duket burre shteti.....
Sa i qut qenke. Shyqyr që të kemi se na nxorre në dritë.
Ky Trudou e mbushi Canada me indian dhe mexikan. Vendi me i mire ne bote tani vuan pasojat e ketij debili qe donte te ishte me katolik nga Papa ne ndihme te LGBT, njerezve me ngjyre, etc. Sikur te mos mjaftonte ky, tani vjen dhe Trump idioti ne anen tjeter dhe e ben boten lemsh dhe emeton vetem pasiguri ne ekonomi dhe kudo.
KY ESHTE HOMO, KOT E KINI