Luiza Gega në krah të Veliajt: U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar

12 Shkurt 2025, 09:09Lifestyle TEMA
Luiza Gega në krah të Veliajt: U kujtove për sportin që

Atletja kampione Luiza Gega ka shprehur mbështetjen e saj për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke vlerësuar investimet e bëra për sportin në kryeqytet.
Në një postim në rrjetet sociale, Gega shkroi:
“U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar.”
Gjatë mandatit të Veliajt, Tirana ka përjetuar një transformim të rëndësishëm në infrastrukturën sportive, duke e kthyer qytetin në një qendër dinamike për aktivitetet fizike. Një nga arritjet më të mëdha ishte shpallja e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sportit, një titull prestigjioz që solli dhjetëra evente ndërkombëtare dhe investime në terrene moderne.
Bashkia e Tiranës ka ndërtuar dhe rikonstruktuar palestrat e shkollave, fusha sportive dhe pista atletike, duke krijuar kushte më të mira për sportistët profesionistë dhe komunitetin në tërësi.

4 Komente

  1. G
    Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

    Po c'lidhje ka sporti me hajduterine more zonje.

    Përgjigjjuni
    1. H
      HAHAHAHAHAHA

      Sherabajga i lepin bythen lali fikut se merr leket e maratones se Tiranes duke vrapuar me kalamajt e shkollave. Kur ishte puna per te vrapuar me atletet me te mire te botes, s'ja mbante bytha as te nisej ne lojerat olimpike po rrinte shihte nga televizori nuancat e flamurit dhe formen e sqepit te shqiponjes.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Visi

        Po cfare eshte kjo hipokrizi ne grup? Sigurisht qe Erioni si cdo njeri ka bere edhe pune te mira. Tani po diskutohet dhe gjykohet per ato te keqijat. Keshtu qe futi edhe nje vrap pistes dhe mbyll gojen se je kenaqur me leke vit per vit!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edlira

          Cfare lidhjeje ka sporti dhe arti me hetimin per korrupsion?! Shume bajate keto "barrikadat" e sajuara nga fusha e sportit apo e artit kunder hetuesve.. .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje