Menuja e Aristotelit: Hani si një filozof i lashtë grek

8 Gusht 2022, 21:10Lifestyle TEMA

Menuja e Aristotelit: Hani si një filozof i lashtë grek

Sipas Aristotelit, bota bazohej në katër elementë: toka, zjarri, uji, ajri, por kishte dhe një element të pestë…

Një element – që ai e quajti ‘eter’ – i cili përfaqësonte të palindurin, të pavarurin e të përhershmin, forcën hyjnore ose vetë Zotin.

Duke u bazuar në këto karakteristika, profesori i kuzhinës Giorgos Palisidis ka krijuar atë që ai e quan “Menuja Aristoteliane”, bazuar në ushqime dhe përbërës nga Greqia veriore, vendlindja e filozofit të madh.

Recetat që Palisidis krijon në ditët e sotme bazohen edhe në gjetjet arkeologjike që na kanë ndihmuar të kuptojmë përbërësit që grekët e lashtë përdornin në kuzhinat e tyre.

Menuja e Aristotelit

Në nisje të këtij projekti kaq interesant, profesori i kuzhinës synonte të sillte në tryezën moderne, ‘dietën e të parëve’.

Gjatë 3 viteve të fundit, dhjetë hotele dhe shtatë restorante në zonën piktoreske të Khalkidikisë kanë nisur të shërbejnë menynë Aristoteliane.

“Në katër elementët e teorisë – toka, uji, zjarri dhe ajri, Aristoteli shtoi eterin, elementin e pestë, për të përshkruar të palindurin, të pathyeshmin, të pandryshueshmin, atë që kombinon të gjitha në një substancë,” tha Palisidis.

“Në të njëjtën kohë, referencat e filozofit të madh grek për 4 shijet bazë: të kripur, të thartë, të ëmbël dhe të hidhur u shoqëruan me rekomandime për kombinimin e të paktën 2 prej tyre në të njëjtën kohë, duke synuar kulmin e shijes, një përvojë eksplozive”, shtoi ai.

“Kjo përvojë u përcaktua më vonë nga japonezët me fjalën ‘umami’ për të përshkruar një shije të pestë dhe një intensitet shijeje të ngjashëm me atë që gjendet në ushqime si viçi, shafrani, e verdha e vezës, kardamoni, mishi i qengjit, kërpudha dhe tartufi”, shtoi Palisidis.

Profesori tha se ideja origjinale për Menunë Aristoteliane i erdhi në vitin 2016.

Theksi në dietën e re iu kushtua elementit të pestë, eterit.

Në bashkëpunim me Shoqatën e Hoteleve në Kalkidki-së, pjesëmarrësit e parë u ftuan të shijonin katër elementët e natyrës: zjarrin, përmes gastronomisë lokale; ajrin, përmes vizitave në vende me pamje magjepsëse; ujin, përmes ushqimeve të detit; dhe tokën, përmes verës, tsipouris dhe vajit të ullirit.

Pesë elementët dhe sekreti i dietës së filozofit të lashtë grek

Hapi tjetër ishte zbulimi i elementit të pestë, misterit që çdo vizitor ftohet të zbulojë nga vizita e tij në Stageira-n antike, vendlindjen e filozofit të madh, Aristotelit.

Palisidis prezantoi një menu model për të zbatuar filozofinë e Aristotelit në përvojën e ngrënies. Qëllimi ishte të provokonte një eksperiencë duke shijuar gatime dhe produkte nga vendi ku lindi filozofi i madh.

Mbi këto baza, tavolina e darkës së parë përmbante pesë kavanoza balte në vend të pjatave pasi grekët e lashtë gatuanin në enë balte.

Secili prej elementeve të natyrës, siç përshkruhet nga Aristoteli, përfaqësohej nga përbërësit bazë.

Për shembull, ajri përfaqësohej nga një zog; toka me verën dhe vajin e ullirit të prodhuar nga vreshti; uji nga frutat e detit; zjarri me elementin që gatuan frutat e detit; dhe eteri me një shije ‘umami’ që rezulton nga frutat e thata dhe domatet e thara në diell, mjalti, barishtet, vera dhe uthulla e ëmbël balsamike.

Fantazia, duke u bazuar në këta pesë elementë dhe ushqimet e shumta të Mesdheut magjepsës, mund ta shtyjnë këdo të bëjë kombinime marramendëse të cilat i përshtaten këtyre elementëve në tryezat e tyre të ardhshme.

“Menyja Aristoteliane është një propozim ideal ushqimor për këdo pasi kombinon karakteristikat e dietës mesdhetare – ushqime të pasura me fibra, probiotikë, anti-oksidantë dhe ushqimet e konsumuara të gjalla si frutat apo ullinjtë”, shprehet Palisidis.

Mos harroni… ajri, uji, toka, zjarri dhe…eteri.

Tani lëreni imagjinatën tuaj të lundrojë e lirë!

8 Komente

  1. E
    Eno

    Se mos na e nxirni kohën e aristotelit në gastronomi si koordinta00!!!! Po para tij si janë ushqyer p.sh. faraonët?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muli

      HAHAHAH Graqia doli ne skene per here te pare vetem ne viotin 1830. Nuk ka patur Gerrqi ndonjehere.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baliu

        Nje urti popullore thot se mjekrra nuk te ben filozof. Pra as menyja e nje filozofi te lashte nuk te ben filozof. Nje kombinim grotesk gjoja per marketing te gjerave te tejkaluara.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dino

          menuja e Aristotelit perbehet nga kllufa kari te mbushura me perime mish dhe sperme per greket

          Përgjigjjuni
          1. i
            informacion

            Palisidis eshte mbiemer i perdorur nga popullsi te quajtur prosfigies, qe jane banore te ardhur nga Turqia dhe te vendosur ne Makedonine Jugore pas vitit 1922! Pra Giorgos Palisidis nuk eshte me origjine nga popullata vendase e Makedonise jugore (pjese e Greqise Veriore sot), pra as nga vendlindja e Aristotelit, i cili ka lindur ne Stagira-n e lashte. Stagira - vendbanimi deri ne vitin 1927 ka patur emrin Kazanxhi Mahalla, pastaj ja nderruan ne Stagira. Ka qene e banuar nga popullsi bullgare kristiane dhe shqiptare muslimane. Ne vitin 1922 erdhen popullsi ponte nga Turqia dhe u vendosen ne fshat, ndersa popullsia myslimane u largua ne Turqi. Fshati sot eshte i banuar gjysem me bullgare dhe gjysem me prosfigies, ku qe te gjithe deklarohen "greke". Tsipuro (cipuro) eshte nje raki e bute, e cila nuk i kalon 15 grade. Ne guzhinen e perdorur ne Halkidiki dhe ne mbare Greqine e Veriut (Makedoni Jugore dhe Thrake perendimore) nuk ka asnje element "helen te lashte", sic mundohen ta paraqesin ne kete shkrim, apo kudo ku munden. Guzhina eshte thellesisht guzhine turke, e pasuruar me guzhine mesdhetare. Perdoret shume mishi i pjekur (te gjitha llojet e mishrave, derri, keci, vici, pule ...), pihet me shume rakia (cipuro) dhe me pak vera, perdoren edhe prodhimet e detit ne vendet bregdetare, nderkohe qe emertimet e gatimeve vazhdojne ne shumice jane ne turqisht (bugatsa, qebap, suxhuk-aq, kefte-dhaki, ...). Sidoqofte eshte bere nje perpjekje e madhe qe bakllavaja te vertetohet se eshte gatim i lashte helen!

            Përgjigjjuni
            1. v
              vk

              po historia e botes fillon me osmanin djalin e erdogulit nga mongolia

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tanguli

                Pyet tet'eme se ajo ja di "fillimin" punes ....

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qe te kuptosh

                  O VariKa, neogreket e sotem jane ne % te madhe turq, o kokrra e budalles! 30% e tyre jane krenare qe jane mikroaziates ... Edhe ne shtepi keta flasin turqisht, edhe veshjet edhe kenget e vallet tradicionale i kane njesoj njesoj njesoj si turqit! Ti me siguri do thuash qe turqit jane greke, prandaj ngjajne aq shume. Ehhhh c'te te them, futi nje suxhuKaqe me mire ....

                  Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje