"Ndodh të fshihet dhe historia", mungoi në natën nostalgjike të Festivalit të Këngës, Aurela Gaçe zbulon arsyen

22 Dhjetor 2022, 13:02Lifestyle TEMA

"Ndodh të fshihet dhe historia", mungoi në natën
Nata e tretë e Festvalit të 61-të Këngëa iu dedikua historisë së këtij eventi muzikor, ku u rikthyen dhe njëherë nga artistë disa prej këngëve më të paharrueshme për publikun.

Disa prej këngëtarëve të cilët kënduan këngët e tyre së bashku me konkurrentët në skenën e festivalit ishin: Bojken Lako, Aleksandër Gjoka, Luan Zhegu, Eranda Libohova, Redon Makashi, Valentin Markvukaj, Josif Gjipali, Altin Goci.

Mirëpo, së fundmi Aulona Musta gajtë një bashkëbisedimi me gazetarin Andi Vrapi në rrjetet sociale, ka kërkuar të dijë përse Aurela Gaçe nuk ishte pjesë e festivalit dhe se këngët e saj nuk u panë asgjëkundi. Artistes i ka rënë në sy mesazhi i tyre dhe ka sqaruar gjithçka.

Në postimin e saj në InstaStory, Aurela u shpreh se ajo e mori ftesën për në festival por për shkak të angazhimeve të saj nuk mundi të ishte pjesë.

“Në siglat promovuese të festivalit asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë që këto këngë janë… pse asnjë prej këtyre këngëve për 3 sekonda nuk ishte pjesë e promos? Në fakt ftesa për të marrë pjesë është marrë. Mbase fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese!” – shkroi Aurela.

“Më thanë që më duan, por në momentin që unë nuk kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet dhe historia, me shumë dashuri”-, përfundoi këngëtarja.

"Ndodh të fshihet dhe historia", mungoi në natën

3 Komente

  1. B
    Bravo Aulona qe provokon debatin qytetare ...

    Rrespekt per Aurela Gacen e cila meriton Rrespekt per ate qe i ka dhene Muzikes Shqiptare dhe nji nga te vecantat madje qe duhet theksuar ,se i ka dhene Muzikes Shqiptare ne te gjitha fushat e saja jovetem Muzikes se Lehte Shqiptare . Me vjen mire qe Aurela rreshton Listen e Kengetareve tane te shquar qe i kan dhen Tonet Muzikes Shqiptare ne kto 32- vjetet e Fundit , porse me vjen keq ne Rreshtimin qe i ben asaj Liste (edhe pse mundet te jet nji Rastesi rrethimi Emrave apo Grupeve -jo sipas Vlerave qe kan kta Grupe e Kengetare sipas Vleresimit te Vertet nga Opinioni Shqiptare dhe Artedashesh ) por sipas meje kjo Liste eshte KuptptimPlote ne Vlerat e saja kur fillon nga i Fundit A.Goci (grupi i te cilit duhet te jet I Pari ) ne Liste dhe i pari B.L i fundit _ nqs duam te veme Pikat mbi Muziken e Vertete________ jo PseudoMuzike e pseudoKengtere .

    Përgjigjjuni
    1. t
      tony

      Çfar u bo se nuk doli lela aty nuk mund te thirreshin gjithe kengetaret dhe kompzitoret e gjithe festivaleve se duhej festivali te vazhdonte 2 jave dhe jo tre dite ok mos i fryni gjerat kot kur nuk jane aq te rendesishme

      Përgjigjjuni
      1. E
        Era

        Aurela,ti ngelesh ikona e muzikës së leht. Keq me të vën në një festival plerash, kështu ka përfunduar festivali RTSH.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje