Nga Bes Kallaku tek Klea Huta, kush janë “të papunët” e këtij sezoni televiziv

25 Shtator 2022, 16:46Lifestyle TEMA

Nga Bes Kallaku tek Klea Huta, kush janë “të papunët”

Ka nisur puna për sezonin e ri televiziv. Shumë programe kanë filluar (të vjetër e të rinj), dhe shumë të tjerë janë mbyllur duke lenë pa punë disa nga figurat e njohura të ekranit.

Besi dhe Sarah

Nuk do t’i shohim në ekran dyshen e njohur. Në programin “Goca dhe Gra”, Sarah tha se “nëse këtë vit s’do bëhet Kosherja unë s’do jem në ekran”. Ndërsa nga Besi nuk kemi ende asnjë reagim. Nuk ka ende një përgjigje zyrtare por zëra brenda aktorëve qarkullojnë se ai spektakël nuk do të bëhet.

Evi Reçi

Këtë sezon nuk do të shohim në ekran as Evi Reçin. Programi i pasdites në Vizion nuk dihet ende nëse do të ketë një vijimësi. Por Evi po vijon me projektet e saj muzikore dhe me historinë e saj shumë të përfolur të dashurisë me Kledi Hysa.

Elita Rudi

Ka vite që thotë se do rikthehet në ekran po ende nuk e ka gjetur një program që të jetë i përshtatshëm për të. Kështu që edhe 2022 duket se nuk do ta rikthejë në ekran Elitën, por në YouTube me vlogjet e saj.

Klea Huta

Ekranit do t’i mungojë këtë sezon dhe Klea Huta, madje ajo nuk do të jetë as pjesë e serialit “Hot” të Ermal Mamaqit.

Dojna Mema

Këtë sezon nuk do të shohim në ekran edhe moderatoren Dojna Mema. Dojna solli në jetë djalin e saj Nolan Sol dhe mesa duket ka vendosur ti përkushtohet mëmësisë. Megjithatë herë pas here edhe Dojnën e shohim në platforma sociale si në Instagram ashtu edhe në YouTube./Kryefjala

2 Komente

  1. L
    Lida

    Bes Kallaku ka pune te tjera …. do te merret me sistemimin e pasurive qe i ka lene Ilir Floriri ne emrin e tij !!!

    1. S
      Sara

      hapni nga nje llogari bankare per seicilin t'u hedhim ndonje lek, se gjynof, ene VIP-a en e te papune....

      Lini një Përgjigje