Nga Çelsi te debutimi në filmat po*no, befason ish-futbollisti: Isha më i mirë se Cristiano

8 Nëntor 2024, 15:53Lifestyle TEMA

Nga Çelsi te debutimi në filmat po*no, befason ish-futbollisti: Isha

Fabio Paim në vitin 2008 ishte pjesë e Çelsit për disa muaj, por pa mundur që të zbresë asnjë herë në fushë me ekipin londinez. Më shumë sesa për karrierën e tij futbollistike, 36-vjeçari portugez është përfolur për eksperiencat jashtë fushe dhe për deklaratat e tij të bujshme.

“Ëndrra ime ka qenë gjithnjë që të bëhem aktor në filmat porno dhe kam marrë shumë oferta. Isha në faqet e para të gazetave pa bërë asgjë”, deklaron Paim, i cili më tej ka folur edhe për krahasimin me Kristiano Ronaldon:

“Ai (Cristiano) është rritur me mua dhe kemi kaluar shumë kohë bashkë. Te Sportingu i Lisbonës isha unë numri 1 në atë kohë, ndërsa Cristiano filloi të ishte Kristiano kur shkoi në Mançester. Atëherë askush nuk e mendonte që Ronaldo do të bëhej ky që është sot.

Cristiano sot është mbreti, ndërsa unë nuk jam askush. Kisha më shumë talent, por talenti nuk mjafton. Nëse do të kisha vetëm gjysmën e mendjes së Ronaldos, nuk do të ishin më vetëm ai dhe Mesi, por unë, Cristiano dhe Mesi”, përfundon Fabio Paim, i cili tashmë po jeton ëndrrën e tij si pjesë e filmave porno.

1 Komente

  1. P
    Pasionin/Talentit duhet ta Mbeshteses fort

    ndryshe suksesi i talentit devijon vrym,dmth Destinejshemdhe hapen shal e Porta te tjera ,ku goli shijon Damn Crazy ,,,se ato te Naldit ne fushe

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje