Sot, më 3 mars 2026, do zhvillohet një eklips total hënor, i njohur ndryshe si “Hëna e përgjakur”.
Sipas të dhënave të publikuara nga NASA, gjatë këtij fenomeni Hëna kalon plotësisht në hijen e Tokës dhe, në fazën e totalitetit, merr një ngjyrë të kuqërremtë.
Eklipsi zgjat rreth 5 deri në 6 orë, ndërsa faza e totalitetit zgjat rreth një orë.
Fenomeni është i dukshëm më qartë në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore, pjesën perëndimore të Amerikës së Jugut, në Australi, Zelandën e Re dhe në disa zona të Azisë Lindore.
Ndërkohë, në pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë edhe Shqipëria, eklipsi nuk është i dukshëm, pasi Hëna ndodhet nën horizont gjatë fazave kryesore të tij.
“Hëna e përgjakur” është termi që përdoret për eklipset totale hënore, për shkak të ngjyrës së kuqe që merr Hëna si pasojë e përthyerjes së dritës së Diellit në atmosferën e Tokës.
Lini një Përgjigje