Një grua jetoi 36 vjet e maskuar si burrë, por arsyeja nuk është ajo që mendon ti

20 Maj 2022, 10:45Lifestyle TEMA

Një grua jetoi 36 vjet e maskuar si burrë, por arsyeja nuk

Ngjarje të tilla keni dëgjuar plot, me femra që vishen si burra apo burra që vishen si femra. Por kjo histori nuk ka lidhje me transvestitët.

Pasi humbi burrin e saj nga një atak në zemër, një grua indiane vendosi të jetonte duke u shtirur si burrë. E gjithë kjo, në mënyrë që gruaja e mbetur vetëm, të mund ta rriste vajzën e saj në një shoqëri patriarkale.

S. Petchiammal kishte vetëm 15 ditë e martuar, kur burri i saj vdiq nga një atak në zemër. Ajo ishte 20 vjeç në atë kohë dhe shtatzënë me vajzën e saj. Menjëherë pas lindjes, ajo filloi të bënte me punë të ndryshme për të siguruar jetesën, por rritja e një fëmije si nënë beqare në një fshat të Indisë, një shoqëri patriarkale dominuese, ishte e vështirë.

Gruaja e re punonte në kantiere ndërtimi, hotele dhe dyqane, dhe përballej me ngacmime seksuale çdo ditë. Kështu që, një ditë vendosi të bënte një ndryshim të madh, “të kalonte ylberin” e të bëhej burrë.

Preu flokët, u vesh si burrë, madje ndryshoi edhe emrin e saj në ‘Muthu’. Dhe në mënyrë që identiteti i saj i ri, të funksiononte, ajo dhe vajza e saj ndërruan fshat.

Me sakrifica të pabesueshme, “burri” arriti të ruajë maskimin për më shumë se tre dekada.

Tani, vajza e saj është e rritur, madje dhe e martuar, kështu gruaja që nuk ka më nevojë të fshihet. Kur ajo zbuloi identitetin e saj të vërtetë, për sakrificën e pazakontë, u lavdërimet nga miliona njerëz nga e gjithë India. Megjithatë, ajo nuk dëshiron të kthehet në jetën e saj të mëparshme si grua.

Për faktin që maskimi si burrë për mbi 36 vjet, i siguroi vajzës së saj një jetë të sigurt, gruaja dëshiron të mbetet “burrë” deri në fund të jetës. 

Lini një Përgjigje