Një ketër lë pa energji elektrike 10 mijë banorë

17 Shtator 2022, 21:00Lifestyle TEMA

Një ketër lë pa energji elektrike 10 mijë banorë

10 mijë banorë në Virxhinia ngelën pa energji elektrike të mërkurën, kur një ketër hyri në një nënstacion.

Dy shkolla mbetën gjithashtu pa energji, raportoi WVEC-TV .

Bonita Harris, një zëdhënëse e Dominion Energy, tha në një postim në Twitter se rryma iku rreth orës 8:45 të mëngjesit.

Zyrtarët e Dominion prisnin që energjia të rikthehej nga ora 11:00 deri në orën 14:00, por ekuipazhet ishin në gjendje të rifitonin energjinë për rreth gjysmën e njerëzve në zonat e prekura menjëherë pasi u fikën dritat, raportoi WAVY-TV .

Harris tha se energjia u rivendos pas 69 minutash, pasi kompania e energjisë ridrejtoi shumicën e klientëve të saj në qarqe alternative.

3 Komente

  1. D
    D.Didani

    Te kapet ,te lidhet pas nje makine dhe te terhiqet zvarre ....qe te behet shembull per Ketrat e tjere!

    Përgjigjjuni
    1. s
      shijaku

      une them ta shpallim nongrata...

      Përgjigjjuni
    2. C
      Cudia

      Ky lajm eshtë dhënë nga disa media në Amerikë. Shumë prej shteteve nuk e kanë përmendur fare. Çne Shqipëria që merret me një ketër në Amerikë???

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje