Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh Jolie, është fotografuar së fundmi para një studioje kërcimi në Los Angeles. Në rrjetet sociale, komentet e fansave nuk munguan, ku shumica prej tyre theksojnë ngjashmërinë e saj të madhe me të ëmën. Veçanërisht, sytë dhe buzët e saj u vunë në qendër të vëmendjes, duke i quajtur ato identike me ato të aktores së famshme të Hollywood-it.
Komentet ishin të shumta:
“Ajo është shumë e bukur, duhet patjetër të jetë modele.”
“Një kopje e vërtetë e nënës së saj.”
“Një vajzë e relaksuar që nuk vuan nga kompleksi i të qenit e veshur gjatë gjithë kohës, ndryshe nga shumë të famshme të tjera.”
Në një intervistë të mëparshme, Angelina Jolie ka treguar se fëmijët e saj preferojnë privatësinë dhe nuk dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
“Asnjë nga fëmijët e mi nuk dëshiron të jetë para kamerave. Ata janë mjaft privatë. Shiloh është një person jashtëzakonisht privat. Ata nuk kanë lindur me privatësi, apo jo? Shpresoj që ta kenë atë ndërsa rriten,” ka thënë Jolie
Kujtojmë se këtë verë, Shiloh hoqi mbiemrin e të atit, një vendim që u pasua edhe nga tre fëmijët e tjerë të ish-çiftit, Vivienne, Zahara dhe Maddox.
Shpresojme qe ti ngjaje vetem ne paraqitje.