“Nuk jemi në plazh!”, Gazetaret sportive italiane në qendër të kritikave për veshjet provokuese në stadium

8 Korrik 2025, 09:57Lifestyle TEMA
“Nuk jemi në plazh!”, Gazetaret sportive italiane në

Disa nga prezantueset më të njohura të DAZN Italy, Eleonora Incardona, Giusy Meloni, Diletta Leotta dhe Marialuisa Jacobelli janë bërë virale për paraqitjet e tyre gjatë raportimeve nga Kampionati Botëror i Klubeve në SHBA. Pamja e tyre tërhoqi vëmendje masive në rrjete sociale, por gjithashtu shkaktoi edhe kritika të forta.

Kolegia e tyre, Valentina Maceri, që prezanton Ligën e Kampionëve në një televizion zviceran, i akuzoi ato për mungesë profesionalizmi. “Nëse do të kesh të njëjtin respekt si lojtarët dhe zyrtarët, pamja duhet të jetë më e përmbajtur,” tha ajo për BILD, duke veçuar Eleonora Incardona-n për bashkëpunimet me agjenci bastesh dhe stilin “vulgar”.

Kritikat u shtuan pas një postimi viral të Incardona-s nga një ndeshje në Orlando, ku u shfaq me kostum me vija dhe reçipeta. Komentuesit e cilësuan veshjen si të papërshtatshme për një event sportiv.

Ndërkohë, edhe Diletta Leotta është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për arsye personale, pasi balerina Eleonora Abbagnato e akuzoi atë për sjellje të papërshtatshme ndaj bashkëshortit të saj, Federico Balzaretti.

2 Komente

  1. S
    Sqepari

    Ato nuk kane ndonje vlere si gazetare. Te tilla jane bere ngase kane gjoks te beshem, shale e vithe me terheqje seksuale. Keto jane vlerat dhe ato e dine kete, ndaj dhe ngrene supet te habitura kur u thone te heqin dore nga zoterimet e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Muk jeni ke semafori duhet te thone.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje