Parizienët dhe turistët mund t’i shpëtojnë të nxehtit duke notuar në lumin Sena, pranë Kullës Eiffel, për herë të parë që nga viti 1923. Lumi, i kritikuar shpesh për ndotjen, është pastruar falë një operacioni të madh që nisi me rastin e Lojërave Olimpike të Parisit vitin e kaluar.
Tre zona përgjatë Senës do të jenë të hapura për publikun deri më 31 gusht, duke pritur mbi 1 mijë notarë çdo ditë. “Është fantastike, uji është i pastër dhe i ngrohtë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të notoja kaq afër Kullës Eiffel,” tha një notare entuziaste.
Pastrimi përfshiu lidhjen e mijëra shtëpive me rrjetin e kanalizimeve, përmirësimin e impianteve të trajtimit të ujërave dhe ndërtimin e rezervuarëve të ujit të shiut për të parandaluar derdhjen e ujërave të zeza gjatë shirave.
Edhe pse shirat ndikuan në disa sesione stërvitore të triatlonit gjatë Olimpiadës, garat u zhvilluan siç ishte planifikuar, duke rritur besimin tek siguria e lumit. Gjatë sezonit të notit, cilësia e ujit do të testohet çdo ditë, ndërsa flamujt e kuq dhe të gjelbër do të tregojnë nëse zona është e hapur apo e mbyllur për not.
Keshtu do e hape edhe Lali Fiku Lanen kur te dale nga burgu.
Te gjitha ne Paris duhen bere? Parisi eshte per kulture, muzeume, jo per plazh. Plazhin ta bejne ne Jug te Frances se kane det sa te duash.
Gjynah qe qenka hapur tani Sena per not dhe jo ne kohen kur ishte piktori refugjat poshte ures. Do kridhej me bythen jashte atje ne vend qe te shkonte gjer ne jug.
Hahahahahahhaa
Ju hengshin peshkaqent me gjithe komardare, tangerlliksa