Pak ditë pas ceremonisë madhështore të martesës, Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij e re, Lauren Sanchez, kanë tërhequr vëmendje edhe një herë, këtë radhë jo për shkak të luksit apo të fustaneve glamuroze, por për një bakshish që po përflitet fort në Itali.
Sipas raportimeve të mediave lokale, gjatë qëndrimit të tyre në një hotel me shtatë yje në zemër të Venecias, themeluesi i Amazon ka lënë një shumë prej 45,000 eurosh si bakshish për stafin e hotelit. Një gjest që për miliarderin mund të duket i zakontë, por që në rrugët e qytetit të kanaleve është komentuar si “shok kulturor”.
As Bezos dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë reaguar zyrtarisht për këtë lajm, por atmosfera që ka lënë pas çifti në qytet flet vetë. Nga varkat luksoze te mbrëmjet nën dritat e gondolave, gjithçka rreth dasmës që thuhet se ka kushtuar rreth 30 milionë dollarë, ka qenë spektakël.
Dhe në fund, një “faleminderit” i vogël në stilin e Jeff Bezos nuk mund të ishte ndryshe: i heshtur, por marramendës.
45 mije Euro per 100 veta staf minimumi, as gjysme rroge mujore s'i bie. Gjithesesi bravo Jeffit qe mendoi dhe per ta.
Një mut paska lenë kush shikon se ka harxhuat 30 milion euro, Zgjebja jeton ne Amerike dhe ne Amerike lihet 20% e shume se harxhuar si do te ishte 600 mije Euro, ndërsa sa per gruan si ka marre me mire do te ishte po te kishte marre një manekine ose kukull batoksi , nuk din se ku ta puthi ne buze apo ne bythe
O Belo po une e di qe je krric po jo kaq i madh mo. Hahahahaa po e di ti sa ben 20% i 30.000.000???? I thone 6 meleon $ o shoku.
$45 000 eshte shume pak per gjithe stafin
Po pse eshte pak ? Borxh ua kish ? Bakshish thuhet shoku , bakshish ….lere llogarine , llogaria eshte ne miliona ….
Ky asht kapitalizmi extrem amerikan, pa frena, pa moral, pa asgje njerezore!
O Bole Mall hajde ne Shqipri pak se jan 140 Deputet qe presin mu ba Miljonera pa punu kun jepju naj Miljonsh tanve se noshta flejn Rahat Jomor ma mir mas shko se jan te pa ngopun
Mitë e ka ai këlliçi apo kudo si e kishte pseudonimin. Në USA ai do linte 20% të cilat në rast se ka shpenzuar 30 miljon bëjnë 6 miljon ai duhet të linte bakshish. Ku është shuma marramendëse këtu? Pastaj lekët e vjedhura punëtorëve janë, të cilët i paguan për bukën e gojës.
Kemi një problem etik me super të pasurit . Duhet t'i urrejmë apo t'i kemi xhan ? Jezukrishti na qetëson duke thënë se " Aq sa mund të kalojë një deve në vrimë të gjilpërës aq mund të kalojë një I pasur në derë të parajsës " Komisari ma thoshte se të pasurit duhet t'i urrejmë sepse kanë pirë gjakun e popullit. Tregtari na mëson se duhet ta kemi xhan sepse kush ka para është I mirë , ai që s'ka para është I keq. Deputeti na thotë se ai është oligark dhe duhet ta kemi xhan kur jemi në pushtet dhe t'a urrejmë kur jemi në opozitë. Si të bëjmë ?