Një incident i rëndë ndodhi dje në qendrën hapësinore Starbase të SpaceX, në Teksas, kur prototipi i raketës Starship Ship 36 u shkatërrua plotësisht gjatë një prove të motorit statik. Shpërthimi ndodhi pak para testit të planifikuar të njohur si “zjarr statik” dhe u kap nga kamerat, duke u përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.
Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, pasi askush nuk ndodhej në distancë të rrezikshme në momentin e shpërthimit. Megjithatë, dëmet në raketë dhe infrastrukturën mbështetëse janë të konsiderueshme.
Sipas analistëve, kostoja e ndërtimit dhe përgatitjes së një rakete Starship kap shifrën e afro 100 milionë dollarëve, ndërsa vetë kompleksi i Starbase ka kushtuar mbi 3 miliardë dollarë. Vlerësimi fillestar i dëmeve në programin Starship, i cili ka kaluar tashmë 5-7 miliardë dollarë në investime, mund të shkojë përtej 5 miliardë dollarëve, sidomos duke marrë parasysh vonesat e mundshme dhe kostot e rindërtimit.
SpaceX nuk ka publikuar ende një deklaratë të detajuar për incidentin, por si gjithmonë, kompania thekson se dështime të tilla janë pjesë natyrale e zhvillimit teknologjik. Vetë Elon Musk ka deklaruar shpesh se “dështimet janë të nevojshme për përparim” dhe konsiderohen pjesë e strategjisë afatgjatë të testimit.
Megjithatë, ndërsa afron koha për misionet e para me njerëz drejt Hënës dhe më tej, ngjarje të tilla shtojnë presionin ndaj SpaceX, duke rikujtuar se rruga drejt dominimit të hapësirës është po aq e ndërlikuar sa ambicioze.
nuk shkohet ne hapesire me teknolgjine e zjarrit se eshte shume primitive. Prit sa te zbulohet nje burim energjie moderne qe nuk ka lidhje me zjarrin qe eshte shpikur qe ne kohen e gurit. Lundrimi hapesinor nuk behet me energjine e djegies , por duhet nje energji me e sofistikuar. Elon Musk duhet te kishte krijuar nje kompani qe podhon raketa balistike supersonike se ato duhen tani ne Ukrahine. Do kishte nje fitim te papare dhe po te prodhonte raketa belistike do t'ia kishin nevojen te gjithe se te gjithe duan te kene raketa. Nuk ka shtet qe nuk do donte te kishte raketa speciale , qe harxhojne 10 litra karburant per 100 KM, apo harrova , ky eshte per raketa me bateri , ky i don ekologjike. DOja te thoja se si cdo shqiptar do qe te kete nje makine benz Mercedes , edhe shtetet duan te kene nja 50 deri 100 raketa qe te mbrojne veten e tyre nga fqinjet.
ta kuptoje se sa loqe je nga mendte e kokes, do kishe varur nje gur ne qafe e do hidheshe ne lume
Mos e vrisni mendjen se as nje lek ska hum Elon Musku jane te gjitha leket e budallenjve qe investojne ne burse tek fantazite e Elonit qe thote investoni se kam i plan me jetu ne Mars mbas 50 vjetesh.
Eshte sa nje qime b…..