Aktori i njohur amerikan Kelsey Grammer, 70 vjeç, pritet të bëhet baba për herë të tetë. Sipas The Sun, bashkëshortja e tij Kayte Walsh, 46 vjeçe, është parë së fundmi në Londër me një bark të rrumbullakosur, duke ndezur spekulimet për një shtatzëni të re në familjen Grammer.
Çifti ende nuk ka bërë një konfirmim zyrtar, por burime të afërta për New York Post tregojnë se kjo shtatzëni “ka sjellë një energji të re në martesën e tyre”, ndërsa Grammer është përshkruar si "i emocionuar" për ardhjen e një tjetër fëmije.
Kelsey Grammer dhe Kayte Walsh janë tashmë prindër të tre fëmijëve: Faith Evangeline Elisa (12 vjeç), Kelsey Gabriel Elias (10 vjeç) dhe Auden James Ellis (8 vjeç). Përveç tyre, Grammer ka katër fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme: Spencer (41), Greer (33), Mason Olivia (23) dhe Jude Gordon (20).
Grammer, i njohur për rolin e tij në serialin e famshëm Frasier, do të bëhet baba për herë të tetë, duke e përforcuar imazhin e një babai të përkushtuar edhe në moshë të avancuar.
Pika