Peshkaqenët testohen për drogë dhe rezultojnë pozitivë, zbulohen nivele të larta kokaine në trupin e tyre

23 Korrik 2024, 15:34Lifestyle TEMA

Peshkaqenët testohen për drogë dhe rezultojnë pozitivë,

Peshkaqenët në brigjet e Brazilit kanë rezultuar pozitivë për kokainë, sipas shkencëtarëve.

Biologët detarë testuan 13 peshkaqenë brazilianë në brigjet afër Rio de Zhaneiros dhe nga testet rezultuan nivele të larta kokaine në muskujt dhe mëlçinë e tyre.

Përqendrimet ishin deri në 100 herë më të larta se sa ishte raportuar më parë për krijesat e tjera ujore.

Hulumtimi, i kryer nga Fondacioni Oswaldo Cruz, është i pari që zbulon praninë e kokainës në peshkaqenë.

Ekspertët besojnë se kokaina po hyn në ujëra nëpërmjet laboratorëve të paligjshëm ku prodhohet droga ose përmes jashtëqitjeve të përdoruesve të drogës.

Pakot e kokainës të humbura ose të hedhura nga trafikantët në det mund të jenë gjithashtu një burim, megjithëse kjo është më pak e mundshme, thonë studiuesit.

Sara Novais, një eko-toksikologe detare në Qendrën e Shkencave Detare dhe Mjedisore të Universitetit Politeknik të Leiria, tha për revistën Science se gjetjet janë “shumë të rëndësishme dhe potencialisht shqetësuese”.

Kërkohen kërkime të mëtejshme për të vërtetuar nëse kokaina po ndryshon sjelljen e peshkaqenëve.

Megjithatë, hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ilaçet ka të ngjarë të kenë efekte të ngjashme te kafshët si tek njerëzit.

Vitin e kaluar, në mostrat e ujit të detit të mbledhura në brigjet jugore të Anglisë, u gjetën komponime kimike duke përfshirë benzoylecgonine, e cila prodhohet nga mëlçia pas përdorimit të kokainës.

2 Komente

  1. A
    A.G.

    Unë mendoja që peshkaqenët kishin filluar të vinin në ujërat shqiptare për mikpritjen dhe pastërtinë e brigjeve dhe ujërave shqiptare, këta vikan për të thithur miell. Është faji i Rojes Bregdetare Italiane. Gjithë ajo kokainë që e pinë peshkaqenët falas kurse çunat derdhin gjak për atë të shkretë. E mendoni sa pallate do ishin ndërtuar në Tiranë, Durrës e Vlorë me atë kokainë? Kryeministri duhet ta ngrejë këtë shqetësim kur të vijë prapë Meloni në Sarandë për të ngrënë karkaleca të skuqur me miell.

    Përgjigjjuni
    1. A
      A.GJ

      O rryp, po flasin per ne Brazil.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje