Çfarë qëndron pas lajmit të rremë lidhur me Barron Trump dhe çështjen Epstein?

5 Mars 2025, 17:06Lifestyle TEMA
Çfarë qëndron pas lajmit të rremë lidhur me Barron

Një llogari në platformën X  me nofkën 'Barron Trump News' ka shpërndarë një informacion që ka ngritur dyshime në lidhje me vdekjen e aktorit të njohur Gene Hackman, i cili u gjet i vdekur në rrethana misterioze në banesë bashkë me bashkëshorten e tij, Besty Arakawa.

Sipas këtij lajmi, Hackman ishte caktuar të dëshmonte si dëshmitari i parë në çështjen Epstein, dhe vdekja misterioze e tij ka pasur ndikim të madh, duke ngjallur pyetje mbi atë se kush mund të kishte pasur interes për ta mbajtur të heshtur.

Megjithatë, ky informacion është shpërndarë nga një faqe lajmesh që ka përdorur emrin e Barron Trump për të tërhequr vëmendje.

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në rastin Epstein-Vdekja e tij misterioze ndryshoi gjithçka.

Gene Hackman thuhet se ishte caktuar të dëshmonte si dëshmitari i parë në çështjen Epstein. Por vdekja e tij e papritur dhe e dyshimtë ka hedhur gjithçka në kaos, duke vonuar zbulimet vendimtare dhe duke ngritur pyetje serioze. Çfarë ishte gati të ekspozonte? Dhe kush donte që ai të heshtej?” –shkruhet në llogarinë që mban nofkën “Barron Trump News”.

Autoritetet e New Mexico nisën një hetim për vdekjen e Gene Hackman dhe gruas së tij, pianistes Betsy Arakawa, pasi zyrtarët gjetën çiftin të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe gati një javë më parë.

Ndërsa trupat e Hackman dhe Arakawa u gjetën në ato që detektivët po i quajnë rrethana “të dyshimta”, zyrtarët konfirmuan se nuk u pa asnjë traumë e jashtme as te Hackman, as te Arakawa, dhe çështja mbetet e hapur në pritje të rezultateve të autopsisë dhe toksikologjisë.

Detektivët gjetën dy telefona celularë, një shishe me recetë portokalli dhe një planifikues të vitit 2025 gjatë inspektimit të banesës, sipas listës së inventarit të urdhrit të kërkimit të marrë nga Fox News.