Princi Harry ka humbur përfundimisht betejën ligjore për të rikthyer mbrojtjen e financuar nga shteti gjatë vizitave të tij në Mbretërinë e Bashkuar. Gjykata e Apelit në Londër vendosi më 2 maj 2025 se institucioni britanik i sigurisë nuk është i detyruar t’i ofrojë truproja princit, pas largimit të tij nga detyrat mbretërore në vitin 2020.
Duka i Sussex-it kishte kërkuar që siguria e tij dhe e familjes të garantohej nga policia britanike, duke argumentuar se përballen me kërcënime serioze dhe të vazhdueshme. Megjithatë, gjykata vendosi se vendimi i autoriteteve për të mos i ofruar mbrojtje automatike nuk ishte i padrejtë apo i paligjshëm.
Sipas mediave britanike, Harry tani do të detyrohet të mbulojë vetë shpenzimet e sigurisë private gjatë qëndrimeve në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa gjithashtu i janë ngarkuar edhe shpenzime ligjore që kapin shifrën e 1.5 milionë paundëve.
Ky vendim pritet të ketë ndikim edhe në marrëdhëniet e tij me familjen mbretërore, si dhe në frekuencën e vizitave të tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Perse e do sigurine personale ky, asnje nuk ja hedh syte ketij cifti mos te kete merak se nuk pjerdh njeri por keta lolo…!!
Do qyl nga shteti dmth taksat e qytetareve se e quan normale te mos punoje as ai as gruaja dhe te jetoje ne luks Ky eshte kokrra gomarit.