Rastësia, 3 zjarrfikës të një stacioni bëhen prindër në të njëjtën ditë

25 Mars 2022, 16:01Lifestyle TEMA

Rastësia, 3 zjarrfikës të një stacioni bëhen

Një ngjarje interesante ka ndodhur në një stacion zjarrfikës në Virxhinia. Kjo pasi tre zjarrfikës u bënë prindër në të njëjtin spital brenda 24 orëve.

Lajmin e bukur e bëri të ditur Qendra Mjekësore Rajonale Spotsylvania përmes një postimi në Facebook, ku thoshte se tri foshnje lindën brenda 24 orëve në objektin e këtij spitali dhe baballarët e tyre punojnë si zjarrfikës në bazën e ushtrisë Fort Belvoir.

“Jemi të lumtur që mirëpritëm këta të vegjël në botë”, thuhet në postim.

Ndërsa baballarët Kyle Dean, Kyle Frederick dhe Michael Irvine u shprehën se kishin bërë shaka në javët para lindjes se si do të ishte nëse tri foshnjat do të përfundonin me një ditëlindje.

Lini një Përgjigje