Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi provokuese nga udhëtimi i saj i fundit në Australi, ku shfaqet me bikini minimaliste duke shijuar diellin dhe detin.
Artistja 35-vjeçare dukej në humor të shkëlqyer teksa ndau pamje nga pushimet në InstaStory, ku pozonte e buzëqeshur në pjesën e pasme të një jahti luksoz, shkruan DailyMail.
Në disa prej imazheve, ajo ekspozonte barkun e tonifikuar ndërsa sfidonte dallgët dhe zhytej në oqean, ndërsa në një tjetër fotografi mahniti me një bikini trekëndëshe ngjyrë kafe të kombinuar me një fund boho.
Së fundmi, Rita ka folur edhe për jetën personale, duke zbuluar se përvoja si njerkë për fëmijët e bashkëshortit të saj, regjisorin Taika Waititi, ka qenë një “hapje e madhe sysh” për të.
Pas martesës së tyre katër vite më parë, ajo u bë njerkë e vajzave të tij.
Në një intervistë të mëparshme, këngëtarja tregoi se miqësia e fortë ka qenë elementi kyç i marrëdhënies së tyre romantike. “Taika dhe unë në thelb jemi thjesht shokë të ngushtë dhe donim të jetonim gjithmonë në atë frymë”, është shprehur ajo./E.K
Burimi Daily Mail
Linjat e persosura? A ke pare ndonjehere femer me sy o tarrallaku Meremes?
pjeshket jane rritur o Mero xhani dhe po na i hane bota
Ku e Ka belin??? Rita duhet te trashet dhe te Beje me shume belly dance ????,keshtu duket si nady builder QE te qon me shume per pedeeret sesa per burrat....