Rita Ora sëmuret, anulon koncertin në Hungari!

28 Korrik 2024, 10:37Lifestyle TEMA
Rita Ora sëmuret, anulon koncertin në Hungari!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka anuluar koncertin e saj në Hungari vetëm disa orë para se të ngjitej në skenë, pasi ka kaluar natën në një spital të Budapestit.

Këngëtarja Ora këtë e ka bërë të ditur vet përmes një InstaStory, duke thënë se i duhet të ndjek udhëzimet e mjekut.

“Ju lutem më falni për këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Fesztival sonte”.

“Pasi e kalova natën në spitalin e Budapestit, më duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek udhëzimet e mjekut. Më vjen keq për fansat e mi që do të jenë atje sot dhe jam vërtet mirënjohës për mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar tutje Rita Ora.

Lini një Përgjigje