Festa prestigjioze e “Vanity Fair” pas Oscars këtë vit nuk kaloi pa polemika, pasi shumë të ftuar u ankuan për ndriçimin e fortë në tapetin e kuq, i cili sipas tyre nxirrte në pah çdo detaj në mënyrë jo të favorshme.
Burime të pranishme thanë se dritat ishin “tepër të forta”, duke bërë që shumë yje të mos ndiheshin rehat me fotografitë e realizuara.
Madje, sipas raportimeve, një aktore u përlot pasi pa si kishte dalë në fotografi, shkruan DailyMail.
Ky ndryshim erdhi pas zhvendosjes së eventit në një ambient të ri në LACMA, nën drejtimin e redaktorit të ri të “Vanity Fair”, Mark Guiducci.
Ndryshe nga vitet e kaluara, ku ndriçimi ishte më i butë dhe “magjik”, këtë herë ai u konsiderua shumë i ashpër.
Si rezultat, disa yje zgjodhën të publikonin në rrjetet sociale fotografi nga evente të tjera, duke shmangur ato zyrtare nga tapeti i Vanity Fair.
Pavarësisht kritikave, disa të ftuar e konsideruan situatën si një eksperiment të parë në lokacionin e ri, duke shpresuar për përmirësime në edicionet e ardhshme./E.K
Burimi:Daily Mail
“Po s’pati tru, s’ka as rrudha.” (James Joyce)._________ Ideja është kjo: rrudhat shpesh lidhen me përvojën, mendimin, shqetësimet apo jetën mendore. Pra, nëse dikush “s’ka tru” (nuk mendon thellë), atëherë nuk ka as arsye për rrudha; një mënyrë thumbuese për të thënë që mungesa e mendimit shoqërohet me një lloj “qetësie të zbrazët”. Pra, rrudhat nuk janë thjesht fizike, ato simbolizojnë përvojë, vuajtje, thellësi mendimi. Joyce sugjeron që thellësia ka kosto. Dhe kjo kosto shpesh është e dukshme (edhe në fytyrë, metaforikisht).