Eurovision 2025 është përfshirë në një skandal pas akuzave për manipulim votash që, sipas disa vendeve, i dhanë Izraelit një vend të dytë të papritur në garë. Transmetuesit publikë të Spanjës (RTVE) dhe Belgjikës (VRT) kanë kërkuar hetim të sistemit të televotimit, pasi Izraeli mori 357 pikë nga votimi publik, përkundër faktit që juritë profesionale të të dyja vendeve i dhanë zero pikë, raporton “The Telegraph”.
Sipas sistemit të votimit të Eurovision-it, vendet japin pikë nga juria dhe publiku, me maksimumin 12 pikë nga secila palë. Megjithatë, shqetësimi i ngritur nga VRT dhe RTVE lidhet me mundësinë e manipulimit përmes televotimit, ku publiku lejohet të votojë deri në 20 herë kundrejt një pagese.
Katia Segers, deputete flamande, theksoi se një sistem që lejon deri në 20 vota për person mund të nxisë manipulime të organizuara. Ajo kërkoi që VRT të udhëheqë një hetim brenda EBU-së për këtë çështje dhe për vetë pjesëmarrjen e Izraelit në garë, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në Gaza dhe hetimeve për krime lufte ndaj Izraelit.
Performanca e këngëtares izraelite Yuval Raphael u ndërpre nga protestues pro-palestinezë që u përpoqën të hynin në skenë gjatë finales në Bazel të Zvicrës. RTVE, nga ana tjetër, shfaqi një mesazh solidariteti me Palestinën gjatë transmetimit të finales, duke shkruar: “Kur të drejtat e njeriut janë në rrezik, heshtja nuk është një opsion”.
Drejtori i Eurovision-it, Martin Green, mohoi çdo parregullsi dhe theksoi se votimi monitorohet nga ekipe të pavarura. Megjithatë, VRT paralajmëroi se pa transparencë të plotë për rregullat dhe procesin e votimit, pjesëmarrja e ardhshme në këtë garë është e diskutueshme.
Eurovision 2025 u fitua nga Austria me këngën “Wasted Love” të interpretuar nga JJ, duke grumbulluar 436 pikë në total, 258 nga juria dhe 178 nga televotimi. Ndërsa kënga shqiptare “Zjerm”, e interpretuar nga grupi Shkodra Elektronike, u rendit në vend të tetë.
Çifutët janë rrac e ndyrë....
Përveçse rracist edhe antishqiptar. Mos harro se kur shqiptarët masakroheshin në Kosovë e gjetkë, arabët bënin tifozllëk për serbët. Ndërsa Izraeli njeh Kosovën, arabët përsëri janë shokë me serbët e rusët. Kur gjërat nuk i njihni sa duhet, mos gjykoni e aq më shumë të merrni anën e armiqve tanë.
Përveçse rracist edhe antishqiptar. Mos harro se kur shqiptarët masakroheshin në Kosovë e gjetkë, arabët bënin tifozllëk për serbët. Ndërsa Izraeli njeh Kosovën, arabët përsëri janë shokë me serbët e rusët. Kur gjërat nuk i njihni sa duhet, mos gjykoni e aq më shumë të merrni anën e armiqve tanë.
Shko mor mut.Votuan sipas rregullave.Ashtu si votuam dhe ne per kengen e shqiperise.Dhe shqiperine vota popullore e katapultoi aty ku perfundoi se jurite e shteteve pjesemarrese e vleresuan me dobet se izraeli.Perzien me politiken kur nuk u leverdis.
me race e ndyre se ty fredi kopili turk , nuk jane