Numri i mësueseve italiane që zgjedhin të publikojnë përmbajtje me pagesë në OnlyFans është rritur ndjeshëm, duke e kthyer këtë fenomen në një shqetësim për autoritetet arsimore. Ministria e Arsimit në Itali ka nisur hartimin e një kodi etik që do të ndalojë mësuesit të publikojnë përmbajtje që mund të dëmtojnë imazhin e shkollave dhe sistemit arsimor.
Ky vendim vjen pas rastit të Elena Maragës, një mësuese 29-vjeçare në një shkollë katolike parashkollore në Trevizo, e cila u pezullua nga puna pasi u zbulua se ishte aktive në OnlyFans. Maraga, e cila është gjithashtu një bodybuilder, mbrojti zgjedhjen e saj duke deklaruar se “jeta private nuk duhet të ndikojë në punën profesionale”.
Federata Italiane e Shkollave Parashkollore (FISM) në Trevizo ka propozuar gjithashtu një kod të ri etike për të rregulluar sjelljen e mësuesve në rrjetet sociale. Ky dokument pritet të miratohet më 30 prill dhe synon të vendosë kufizime për punonjësit e arsimit që angazhohen në platforma të tilla.
Simonetta Rubinato, presidente e FISM Trevizo, theksoi se është e rëndësishme që mësuesit të ruajnë një imazh profesional, duke pasur parasysh rolin e tyre në edukimin e fëmijëve. Ajo shtoi se rregullat e reja nuk synojnë të kufizojnë lirinë personale, por të mbrojnë etikën dhe standardet e sistemit arsimor.
po ku rrine dot buçet pa e ngritur pak bishtin perpjete, te keqen e kafsheve qe kane disa rregulla dhe asnjera prej tyre nuk i shkel, kurse njerezit jane bere specie e padeshirueshme ne planet.
Per sa kohe do te kete budallenje apo te semur qe paguajne per te pare bucet, ato do te jene prezente. Une them si tia bejme budallenjeve se me bucet regullohen punet.
hajdeni ne shqiperi ky nxjerja e gopit ne onlyfans cilesohet si zotesi.
vdes per mesueset , i du fort , jovetem shqiptaret tona te bukura ,porrrrrrrr ene kto italianet ,qe jan gelato con limone. cere thu mer yahoo ! vetem nxensit e dobet ,s'i duan ato "msime"