
Një studim i Universitetit të Xhorxhtaunit ka dalë në përfundimin se pandemia e radhës do të ketë lidhje me ngrohjen globale.
Ndryshimi klimatik do të detyrojë kafshët e egra që të ndryshojnë habitatin e tyre dhe të transferohen në rajone të populluara nga njerëzit. Kur kjo gjë të ndodhë, kafshët do të transmetojnë te njerëzit viruse të reja.
Studimi, i botuar më 28 prill në revistën “Nature”, tregon migrimi i kafshëve do të bëjë që viruse të tilla si ebola ose koronaviruse të përhapen në zona të reja. Sipas hulumtimit, “shumica dërrmuese e 10 000 llojeve të virusit që kanë aftësinë të infektojnë njerëzit qarkullojnë në heshtje” te gjitarët e egër.
Një nga kërcënimet më të mëdha do të jenë lëvizjet migratore të lakuriqëve të natës, kafshë që shpesh shkaktojnë viruse të përbashkëta. Studimi tregon se aftësia fluturuese e këtyre kafshëve do t’i lejojë ato të udhëtojnë në distanca të gjata dhe të përhapin viruse të reja në më shumë zona, veçanërisht në Azinë Juglindore.
Shkencëtarët fokusohen te lakuriqët e natës kur flasin për pandemitë e ardhshme. Vëzhgimi i lëvizjeve të këtyre kafshëve mund të ndihmojë në parashikimin e shfaqjeve të viruseve të reja te njerëzit.
Tani u hap “ arka e Pandores “ sa here mostra Bill Gate me shoke duan te realizojne ndonje objektiv politik, bejne lojen e pandemise edhe per te mbushur xhepat e bishave qe vine pas tij. Duhet qe demokracia te funsionoje sipas mendjeve te disa individeve qe mendojne se jane Zeusi i globit, ne te vertete jane ata qe imoralitetin e shesin per moral…..
Pjatalares, merru me pjatat! E keqja e kohes qe po jetojme eshte injoranca me bollek. Po ashtu faktyi se injorantet mburren me injorancen e vet dhe nuk duan te mesojne. Po sikur bill Gates te kishte aftesine per te shpikur nje virus qe heq qafe vetem injorantet do t'ia kishte bere hallall gjithe bota! Do shpetonte boten!
Gomarrleku me I madh qe degjojme. Der dje na thoshit se si ne njerezit po I nderhyjn kaq shume ne zonat e kafsheve nepermjet prerjes se pyjeve e zhvendosjes urbane ne keto habituate per kafshet. Dhe per cudi kto viruse Nuk e.perhapen dhe pse kemi kontakte me shume me kafshe se me perpara. Tani thoni ngrohja globale do sjelli kafshet ne qendrat urbane. Hajde merre vesh kete Pune. Mesa duket Gates e World forum e paska gati pandemine e rradhes dhe vaksinen gjithashtu. KY tjetri do jet ndonje virus"vrases" me 0.0003 perqind vdekje.
Na ruajt zoti.
Ne USA prodhohe,planifikohet,krijohet,parashikohet,testohet,hidhet,lancohet gjithcka nga A tek Z.