VIDEO: Tensionohet situata në gjykatë, Amber Heard zmbrapset e trembur kur Johnny Depp i afrohet

6 Maj 2022, 17:02Lifestyle TEMA

VIDEO: Tensionohet situata në gjykatë, Amber Heard zmbrapset e trembur

Shumë e konsiderojnë si një aktrim shumë të dobët, por ditën e djeshme në Gjykatë Amber Heardu zmbraps nga frika teksa pothuajse u ndesh ballë për ballë me Johnny Depp.

Aktorja po dilte nga tribuna pasi dëshmoi se si ish-burri i saj e kishte sulmuar seksualisht dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste në mars 2015 në Australi.

Në të njëjtën kohë, Depp lëvizi nga vendi i tij dhe shkoi drejt avokatëve.

Amber u drodh dhe dukej e tmerruar, duke bërë një hap prapa ndërsa zyrtarët e gjykatës u kthyen menjëherë drejt Depp dhe ngritën duart lart, duke e paralajmëruar të qëndrojë larg.

Aktori i ‘Pirates of the Caribbean’ më pas u largua dhe u shfaq duke ngritur supet dhe duke buzëqeshur. Heard u çua në vendin e saj nga zyrtarët e gjykatës përpara se Depp të kalonte nga dera e pasme për të pirë një cigare gjatë pushimit 15-minutësh.

Ish-çifti kryesisht i është shmangur kontaktit me sy gjatë gjithë gjyqit. Gjatë dëshmisë së Heard, Depp është parë i përkulur mbi një bllok shënimesh ku ai shkruante shënime dhe bënte zhgarravina.

Në dëshminë e djeshme Amber foli rreth një sulmi të supozuar se ndodhi në mars 2015 në Australi në shtëpinë e tyre me qira ku ai jetonte gjatë xhirimeve të “Pirates of the Caribbean 5”. Ky është i njëjti incident ku Johnny Depp tha se ka prerë gishtin. Ai pretendoi se Heard hodhi një shishe drejt tij që e preu atë. Kurse Heard dëshmoi se ajo nuk ishte ajo fajtore e prerjes së gishtit të Depp-it.

“Në një moment ai ishte sipër meje, duke bërtitur: “Të urrej, ti më shkatërrove jetën e mbretit”, dëshmoi Heard duke qarë. “Unë isha në banak, ai mu hodh në qafë dhe ishte mbi mua. Nuk kam qenë kurrë më e frikësuar në jetën time. Ai po më shikonte. Po përpiqesha të flisja me të, të thoja në një farë mënyre se isha unë. Koka ime po përplasej me pjesën e pasme të banakut dhe nuk mund të merrja frymë. Mbaj mend që u përpoqa të ngrihesha për t’i thënë se po më lëndonte vërtet. Nuk mund të merrja frymë. Nuk mund të ngrihesha.”- tha ajo.

Po ashtu, Amber tregoi edhe një episod tjetër që sipas saj ka ndodhur në avion në maj 2014 duke thënë se Depp e goditi pas shpine.

“Ai ishte i zemëruar me mua që mora punën me James Franco. Ai e urrente, urrente James Francon dhe tashmë më akuzonte se kisha diçka fshehurazi me të në të kaluarën time, sepse kishim bërë ‘Pineapple Express’ së bashku”.-tha ajo. Heard përshkroi incidentin e avionit, për të cilin Depp kishte dëshmuar më parë, duke pranuar se kishte qenë i dehur dhe kishte pirë drogë. Heard tha se Depp ishte i mërzitur me të që nuk i kishte treguar për skenat romantike që ajo kishte me Francon.

1 Komente

  1. J
    Johny Deep

    Shurre femer.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje