Donald Trump ka reaguar pas deklaratave të fundit të Robert De Niro, i cili gjatë një paraqitjeje në podcast e quajti presidentin “idiot”.
Gjatë episodit të së hënës në podcastin e MSNBC, “The Best People with Nicole Wallace”, aktori 82-vjeçar kritikoi ashpër Trumpin dhe mbështetësit e tij MAGA. “Ai është idiot. Duhet ta largojmë. Do ta shkatërrojë vendin”, u shpreh De Niro, duke shtuar: “Nuk dua që të gjithë të sillen rrotull me kapelat e tyre MAGA dhe flamuj amerikanë, sikur të jenë të vetmit. Edhe ne jemi amerikanë”.
Një ditë më pas, De Niro ishte folësi kryesor në një aktivitet të quajtur “The State of the Swamp”, një kundër-adresim i organizuar paralelisht me fjalimin tradicional të presidentit për gjendjen e vendit, shkruan The Independent.
Trump reagoi të mërkurën përmes një postimi të gjatë në platformën e tij Truth Social, duke e cilësuar aktorin e filmit Goodfellas si “një person të sëmurë dhe të çmendur”.
Në reagimin e tij, presidenti përdori gjuhë të ashpër edhe ndaj disa figurave të tjera politike, duke i përshkruar si “të çmendur” dhe “të sëmurë mendërisht”, ndërsa për De Niron shtoi se ai “nuk ka absolutisht asnjë ide se çfarë po bën apo çfarë po thotë”, madje duke aluduar se disa nga deklaratat e tij mund të jenë “seriozisht kriminale”.
Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij në “The State of the Swamp”, De Niro tha se ndihej “i tradhtuar nga vendi im”. “Nuk ka nevojë të jetë perfekt, por duhet të rikthehet te vlerat që na dhanë forcën dhe humanizmin tonë”, deklaroi ai. “Nëse doni që udhëheqësit tanë të mbahen përgjegjës, nëse i përkushtoheni Kushtetutës dhe sundimit të ligjit, nëse doni që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të denja për dashurinë tuaj, atëherë duhet të jeni gati të dilni në rrugë së bashku dhe ta rimarrim vendin tonë”.
Fituesi i dy çmimeve Oscar ka qenë prej kohësh kritik i hapur i Trumpit, sidomos gjatë fushatës për mandatin e tij të dytë në vitin 2024. Në një intervistë para zgjedhjeve në emisionin “Who’s Talking to Chris Wallace?” në platformën HBO Max, De Niro, i cili mbështeti publikisht fushatën e Kamala Harris, e cilësoi Trumpin dhe aleatët e tij si “jo republikanë të vërtetë”.
I pyetur nëse kishte pasur ndonjëherë përplasje personale me Trumpin në Nju Jork gjatë viteve ’70 dhe ’80, De Niro u përgjigj: “Jo. Asnjëherë nuk kam dashur të kem lidhje me të. Ai është arrogant, një idiot. Kush do të donte të takohej me një klloun të tillë?”
Aktori i Taxi Driver shtoi se vendi ka nevojë për një udhëheqës me qëllime të drejta dhe ndjeshmëri ndaj gjendjes së qytetarëve. “Ajo do të bëjë gabime, sigurisht që po, të gjithë bëjnë. Por na duhet dikush me qëllimet e duhura. Ky njeri nuk i ka qëllimet e duhura dhe të gjithë e dinë këtë. Është çmenduri. Pikë”, përfundoi ai./ E.K
Burimi: The Independent
Respekt per z.De Niro... Pake jane ata qe e Thone te Vertetn ne sy... Mos valle duhet qe ti "Lepihemi" ketij Koklakrames vetem dhe vetem se eshte President i SHBA-s??Ai eshte vetem President i "Republikaneve" dhe jo Gjithe Amerikaneve..
Respekt per integritetin e Robert De Niros.
I madhi De Niro, me dy fjale i ka thene te gjitha
De Niro legjend
Nese ka njerez qe kurre nuk duhen mare seriozisht jane artistet (edhe sportistet). Ata vec kenaqesise te momentit qe ju japin njerezimit nuk kane asnje vlere tjeter. ( ne fakt ata duhen shpallur te pa afte te deshmojne neper gjyqe, sepse s'kane asnje vlere serioze). Aktoret jane me keq akoma sepse ata thjesht imitojne dhe skane zgje te tyren personale. Pelqejuni artin qe bejne por kurre mos i merni seirozisht.
Fshatar linde dhe katundar do ngordhesh.
Do qe ti Fshatar e ke drejte. Di Nero, midis te tjerash thote: Atëherë duhet të jeni gati të dilni në rrugë së bashku dhe ta rimarrim vendin tonë”. Nuk e di se si por mu kujtua Sali Berisha qe megjithese nuk ka qene artist, nuk ka qene as sportist i zoti, por ka qene pelivan dhe ben te njetat thirrje. Mos Di Nero dhe Saliu jane kusherinj? Di gje ti? Une di qe Di nero ka gjak shqiptari dhe saliu gjak serbi. Me sa duket keto thirrje vijne nga njerez me gjak ku origjina nuk eshte e njete me kombesine...
Ha ha De Niros po i shpifet kanceri, emri i President Trump e ka nxjerre nga faza, eshte me demence, ky rrote karrrrri qe ne restorantin e tij i "ndaloi" hyrjen Presidentit dhe do t'a qellonte me grusht, por po merr mjekime dhe nuk e thote te pote emrin e tij nuk e mban mend.
Debil debil debil skam them tjeter.
si aktor e respektoj por si njeri ka marre fund, ky eshte martuar me zezake dhe ka prishur racen e tij me orgjine shqiptare arbereshe nga italia e jugut.