Ifunanya Nwangene, këngëtarja e re që u bë e njohur për publikun pas pjesëmarrjes në sezonin e tretë të The Voice Nigeria, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një pickimi fatal nga gjarpri, ndërsa ishte në gjumë në banesën e saj në Abuja.
Ajo ishte duke planifikuar koncertin e saj të parë solo dhe ishte gjithashtu arkitekte e trajnuar.
Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një trajner gjarpërinjsh duke nxjerrë një kobër nga apartamenti i saj, ndërsa njerëzit përreth bërtasin.
Fillimisht ajo mori trajtim në një klinikë të afërt, por mungesa e antivenomit e detyroi të shkonte në spital. Përpos përpjekjeve të shumta, gjendja e saj u përkeqësua dhe për fat të keq humbi jetën.
Spitali theksoi se trajtimi ishte i menjëhershëm dhe i duhur, dhe se stafi i tij i dha kujdes maksimal./ E.K
Burimi: BBC
RIP zmr