Vdes pas operacionit për zmadhimin e vitheve modelja e njohur

9 Korrik 2024, 11:18Lifestyle TEMA

Vdes pas operacionit për zmadhimin e vitheve modelja e njohur

Fillimisht kirurgjia estetike, më pas komplikimet e papritura dhe në fund vdekja. Influencerja dhe modelja e njohur braziliane Aline Ferreira ka ndërruar jetë nëntë ditë pasi iu nënshtrua një operacioni për të zmadhuar vithet përmes teknikës së famshme BBL (Brazilian Butt Lift).

Tragjedia ndodhi në një spital në Brasilia, ku 33-vjeçarja qëndronte e shtruar që nga e shtuna e 29 qershorit.

Sipas policisë braziliane operacioni ishte kryer javën e kaluar në një klinikë estetike të paautorizuar në Goiania, ku ishte aplikuar polimetilmetakrilat, një substancë e ngjashme me xhamin e përdorur në të kaluarën për prodhimin e lenteve të kontaktit.

Bashkëshorti i Ferreiras tha se disa ditë pas operacionit, ajo nisi të ndihej e sëmurë, duke u ankuar për ethe dhe dhimbje barku, ndaj ai iu drejtua mjekut që zotëronte klinikën ku ishte kryer ndërhyrja.

Mjeku e qetësoi duke iu përgjigjur se gjithçka ishte normale dhe se Alinës do t'i duhej vetëm të merrte ilaçe për ethet. Modelja më pas ra në koma dhe vdiq në spital për shkak të arrestit kardiak.

Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes së Shëndetit në Brazil tha se PMMA, xheli i përdorur për injeksion në rastin e modeles, duhet të përdoret vetëm për të trajtuar sëmundje të rënda, si poliomieliti, nëse ato shkaktojnë deformime në trup.

Policia e Goias mbylli klinikën private ku u krye operacioni sepse nuk kishte një licencë shëndetësore dhe nuk ishte e regjistruar në Këshillin Rajonal të Biomjekësisë.

7 Komente

  1. x
    xhon

    Kështu është kur të kruhet b*tha....

    Përgjigjjuni
    1. t
      totololi

      Gjynof per pidhin, po vari karin per trut qe kishte (ose qe s'kishte).

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtori kurvar

        po cpidh te semes kerkonte te zmadhonte bythen. Duhet te kishte zmadhuar gopin

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lajmëtari leshit

          Lajm bythe Braziliane!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Niku

            Me pak llafe: Shkoi per byth dhe e hongri ne byth:)

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajde rradhen kush e ka

              Sa me edukate gazetari "po trashte vithet", nuk e thote troc qe po trashte bythen per te ....tjeret.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nertila

                Modelja e njohur nga kush? Idiota.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje