Vëllai i vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj rrëfen momentet e tmerrit: Isha në shtëpi, nuk munda ta shpëtoja dot...

7 Dhjetor 2025, 15:35Lifestyle TEMA
Vëllai i vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj

Një ngjarje e rëndë tronditi një vit më parë kryeqytetin, ku Henri Haxhiraj qëlloi veten me armë dhe fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj, ndërroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për ta mbajtur në jetë.

E së fundmi, Sheila ka vendosur që të flasë për këtë tragjedi e cila i tronditi familjen. Ajo ka rrëfyer gjatë intervistës në “S’e luan topi”  se në momentin që vëllai i saj ndërmori aktin fatal ndodhej në shtëpi, por nuk mundi që ta shpëtonte.

“Kam qenë në shtëpi dhe nuk arrita ta shpëtoja… Ai moment është pengu im më i madh. Pse nuk i kushtova më shumë vëmendje? Pse nuk isha unë në vend të tij? Pse Zoti e sfidoi pikërisht atë, fëmijën më të butë?”, tha këngëtarja.

Ajo tha se këto pyetje e shoqërojnë vazhdimisht, edhe pse përgjigje nuk ka. Këngëtarja mohoi kategorikisht lajmet e mediave që pretenduan se Henri vuante nga depresioni.

“Henri nuk ka pasur depresion. Ajo që ka ndodhur ka qenë një moment i papritur axhitimi. Gjithçka tjetër që është thënë ka qenë abuzim mediatik,” deklaroi ajo.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor të vitit të kaluar, në banesën e familjes Haxhiraj, në zonën e Qytetit të Studentit. Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej. 36-vjeçari në gjendje të rëndë u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku dhe u fatkeqësisht pas disa orëve humbi jetën.

2 Komente

  1. U prehtë në paqe Henri i mirë dhe i dashur. E kam patur shok klase dhe ruaj kujtimet më të bukura. E padrejtë jeta. Ngushëllime familjes dhe të rrojnë e ta kujtojnë!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Sa gjynah pse e ka bete ket gje djal I ri king...RIP

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje