VIDEO/ Avioni i “Wizz Air” fluturon mbi kokat e pushuesve

11 Gusht 2022, 09:40Lifestyle TEMA

VIDEO/ Avioni i “Wizz Air” fluturon mbi kokat e pushuesve

Aeroporti më viral në Greqi nuk është askush tjetër veçse “Alexandros Papadiamantis” i Skiathos ku avionët kalojnë shumë pranë njerëzve duke qenë se pas pistës ka një plazh.

Ka disa tabela që paralajmërojnë njerëzit të mos qëndrojnë atje për shkak të rrezikut, megjithatë nuk janë të paktë ata që mblidhen çdo ditë në plazhin që ndodhet pranë aeroportit për të parë pikërisht një avion që ulet pranë tyre.

Siç shihet edhe në video, avioni ndodhet vetëm disa metra mbi tokë. Kalimtarët të cilët po filmonin uljen me celularët e tyre u detyruan që të përkuleshin në momentin kur avioni u afrua drejt tyre.

Aeroplani Airbus A321neo i kompanisë hungareze “Wizz Air”, një nga kompanitë me kosto të ulët, ishte aq afër tokës sa që vetëm duke parë videon nuk mund të mos trembeni.



3 Komente

  1. T
    Tosi

    Batall i modh’

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pasagjer

      Kompania me plehre qe ekziston ne kete bote. Dhe asnje shtet nuk merr masa

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexuesi

        Ore gazetaruc s'late video pa nxjerr!Rasti ne fjale ka rreth nja tre vite qe eshte dhene ,apo tani ju ra ne dore !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje