VIDEO/ Bebe Rexha ndan me fansat një demo të vjetër të një kënge: Çfarë po mendoja kur e shkruaja këtë?

8 Gusht 2025, 11:49Lifestyle TEMA
VIDEO/ Bebe Rexha ndan me fansat një demo të vjetër të

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një demo të vjetër të regjistruar para shumë vitesh.

Në videon që tashmë po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale, 35-vjeçarja shfaqet duke qeshur me vetveten, ndërsa dëgjon këngën që ka shkruar dhe incizuar në fillimet e karrierës së saj.

“Çfarë po mendoja kur po e shkruaja këtë këngë?”, thotë autorja e hitit “I’m A Mess”, ndërsa përpiqet të përmbajë të qeshurat, duke e komentuar me humor tekstin dhe melodinë e demove të saj të hershme.

Në përshkrimin e videos, Rexha ka shtuar edhe një detaj interesant: “Dhe ishte edhe me video klip dhe gjithçka”, ka shkruar ajo, duke treguar se projekti ishte mjaft serioz në atë kohë – ndonëse tani ajo vetë e sheh si diçka qesharake.



1 Komente

  1. k
    kuolas

    Sorry to hear that about your pussy, I hope you get some attention later on.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje