A po kthehet sëmundja? Pamja e fundit e Kate Middleton trazon rrjetin

7 Gusht 2025, 15:00Lifestyle TEMA
A po kthehet sëmundja? Pamja e fundit e Kate Middleton trazon rrjetin

Edhe pse para gjashtë muajsh u bë e ditur se Kate Middleton kishte kaluar fazën më të vështirë të luftës me kancerin dhe gjendja e saj ishte përmirësuar, dalja e fundit publike e saj në Wimbledon ka shkaktuar shqetësim te fansat.

E shoqëruar nga Princi William dhe tre fëmijët e tyre, Princesha e Uellsit u shfaq me buzëqeshje, por pamja e saj tepër e dobët nuk kaloi pa u vënë re.

Burime pranë familjes mbretërore thonë se Kate po vazhdon rikuperimin, por ende është e lodhur dhe tepër e brishtë fizikisht.

“Ajo është shumë e dobët. Njerëzit po shqetësohen sepse kjo mund të jetë pasojë e trajtimit që ka kaluar, ose më keq, një shenjë që sëmundja mund të jetë kthyer,” u shpreh një burim për mediat.

Sipas raportimeve, Princesha ka humbur shumë peshë, thuhet rreth 42 kilogramë dhe ka vështirësi me ushqimin pas kimioterapisë.

“Ka kaluar shumë dhe dëshiron të rikthehet në detyrat mbretërore, por është e qartë që nuk ndihet mirë,” vijon burimi.

 

1 Komente

  1. H
    Harry

    Te shkuara. Ky engjell qe dallohet nga buzeqeshja , sjellja dhe embelsia duhet te sherohet patjeter. Meriton cdo gje te mire princesha se vetete e meriton kete titull te larte sic duhet te kete edhe shendet te mire.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje