Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të verës, sipas njoftimeve të sotme nga ministria e Infrastrukturës e qeverisë Meloni.
Kostoja totale e projektit është 13.5 miliardë euro dhe përfundimi i tij është planifikuar për vitet 2032-2033. Gjatësia e urës do të kalojë 3.6 kilometra dhe për ta përshkuar këtë distancë me makinë do të duhet 15 minuta.
Dy kullat, në fillim dhe në fund të urës, do të jenë 399 metra të larta. Kjo infrastrukturë e veçantë është projektuar për t'i bërë ballë tërmeteve deri në 7.7 ballë, duke pasur parasysh që zona është sizmike, dhe erërave deri në 200 kilometra në orë.
Ky është një "bast" personal i sekretarit të “Lega Nord” dhe ministrit të Transportit Matteo Salvini, i cili këmbënguli veçanërisht në domosdoshmërinë e projektit, me logjikën se ndër të tjera do të rrisë ndjeshëm punësimin.
Parashikimi përkatës thotë se mund të krijohen deri në 120,000 vende të reja pune, përveçse ura do ta afrojë Siçilinë me pjesën tjetër të Italisë.
Opozita italiane, nga ana e saj, tërheq vëmendjen ndaj rrezikut të infiltrimit nga kontraktorë të lidhur me mafian dhe nënvizon se përparësi duhet t'u jepet dhjetëra veprave të tjera infrastrukturore të tjera që kanë nevojë urgjente për përforcim dhe mirëmbajtje, siç janë lidhjet hekurudhore në Italinë Jugore.
Menaxherët e projektit garantojnë se "Ura e Mesinës" do të zgjasë të paktën dy shekuj, por shumë organizata ekologjike përgjigjen se çmimi, në aspektin e shkatërrimit të pasurisë mjedisore të rajonit, do të jetë shumë i lartë.
Shuma e taksës që shoferët do të duhet të paguajnë për të kaluar në këtë urë ende nuk është përcaktuar. Ministria e Transportit, megjithatë, i siguron italianët se "çmimet do të jenë konkurruese dhe plotësisht të arsyeshme".
Ura më e madhe në botë në kategorinë e saj do të ndërtohet me fonde kombëtare dhe evropiane. Një pjesë e shumës, në fakt, duhet të konsiderohet si shpenzim mbrojtës , pasi do të lehtësojë lidhjet strategjike rrugore në rast lufte. Në këtë mënyrë, qeveria Meloni pritet të jetë në gjendje t'i afrohet më lehtë qëllimit të ndarjes së 5% të PBB-së së vendit për shpenzimet e mbrojtjes.
Rrot karash si ura me e gjate ne bote !!!!!!!!
Njo korigjim shume domethenes. Nuk eshte Ura me e gjate ne bote sic thuhet ne titull, por Ura me e gjate e vendosur vetem ne 2 kembe/mbajtese.
Kaloni pak nga kina dhe shikoni cfare behet atje dhe flisni pastaj per uren me te madhe ne bote!!!!! Ose lexoni ose ndiqni lajmin
Ura më e gjate me dy këmbë se do jete plotësisht në ajër
4km dhe 800 meter eshte ura Tappan Zee ura si lidhe new york me New Jersey e ndertuar para 5 viteve nje ure paralele me nga 6 korsi se cila dhe korsi emergjensie
po ca lesh tapan zee thua. ik ha pilaf. Ure mbi nje lum qe se kalon 10 metra thellesine. Si tapan zee ka me qindra ura me dynja. Ngushtica e mesines e ka thelesine 250 metra idiot.
Shqiptarēt po vuajn nē Itali.Nuk kthehen se kanē turp dhe s'kan asnjē kacidhe as pēr qera dhe as pēr bukēn e gojēs.Jan tē mbytur nē borxhe,ndaj çdo dit kemi lajme tē zeza.Ka nga ata qē po emigrojn nē franc ,Gjermani dhe Angli ( me letra Italiane) ndērsa tē tjer jan kyçur nē apartament dhe po kalben nē dhomēn e gjumit.
Ata te Italise jetojne me mire o koktul.
Ishalla bejne dhe hekurudhen ne adriatik per tu lidhur me Shqiperine sipas projektit Majko
E gjat 3.y km dhe duhen 15 minuta pera ta kaluat?! Hajde autor hajde, cfare thua ore...me kembe app me makine?
Eh tamam….komentuesit e lart e Kane sakteduar kete PALO shkrim
Dmth... gati 3.8 miliardë euro për kilometër. Ka lezet, hani sufllaqe ju karagjozat analfabetë të Tëmës
Mos e vrisni mendjen shumë se sa e gjatë do të jetë ura! Rëndësi ka që do ketë “punë” për të gjithë “picciotti”
Ndonjë të re nga Laert Vasili?
Aritmwtike a dini te beni ju? Te ecesh me 50km.ne ore dmth 1km ne minute pra me 60 km.ore kjo ure kalohet per 3.8minuta. Nese ju thoni qe do kalohet per 15 minuta i bie makinat te levixin ne te me 10km ne ore. A e kuptoni cfare idiotesirash flisni ose perktheni?. Mendoni pak para se te shkruani budalleqe.
Me tu futur në urrë makinat do dalin në anën tjetër me të shtyrë...dhe del 15 minuta...